Pushimet e fundit të Inis Gjonit me Arjan Selimin, para vrasjes

 

Në fillimjavë, lajmi i vrasjes së Arjan Selimit nuk la indiferent askënd dhe një nga arsyet që ky lajm i kronikës së zezë mori më shumë vemendje se disa të ngjashme me të, është lidhja me artisten e njohur Inis Gjoni, e cila momentalisht është rreth gjashtë muaj shtatzënë. Ne kemi vendosur që t’ju rrëfejmë diçka më shumë për jetën private të Arjanit, duke filluar nga fëmijëria e tij.
Në vitin 1986, një histori tronditëse prishi qetësinë e shtirur të Shkodrës. Ky vend kishte dëgjuar e parë disa arratisje të bujshme, por kësaj radhe ishte ndryshe. Minella Andoni, asokohe rreth të tridhjetave dhe me punë oficer, vendos që së bashku me të vëllain, bashkëshortet dhe fëmijët përkatës, të çajnë kufirin e Hanit të Hotit për t’i dhënë fund njëherë e mirë jetës në diktaturë, një jete të mjerë e plot privime. Andoni (Arjani), asokohe 15 vjeç, mund të konsiderohej si një nga adoleshentët me fat të një vendi diktatorial, për të cilin prindërit kishin projektuar një jetë më të mirë se bashkëmoshatarët e tij. U larguan drejt tokës së premtuar, SHBA, aty ku shqiptarët nuk guxonin të shkonin as me ëndrrat e tyre. Por, me sa duket, e gjithë kjo nuk mjaftoi. Për Arjanin, tashmë të rritur, mbase toka e premtuar mund të ishte pikërisht Shqipëria. Por, para se të të kthehej në vendin e tij, diçka e rëndësishme kishte ndodhur në jetën e tij private…
Në një moshë shumë të re ai njihet me Jessica Stone, amerikane me profesion stiliste, nga lidhja me të cilën ka një vajzë rreth të 19-ave, Chloe Andoni, e cila ka jetuar gjithmonë në ShBA. Lidhja me Jesicen merr fund duke mbetur si një kujtim rinie, por e destinuar për të mos u harruar, falë vajzës që kishin sjellë në jetë.

Inisi me Arjanin gjatë pushimeve

Pas kthimit në Shqipëri, Arjani njihet me Gerta Avramin, ish miss, me të cilën jeton disa vite dhe bën një vajzë, Isabela Andoni, sot rreth të 12-ave. Edhe kjo lidhje merr fund pak kohë pasi lindi vajza e tyre.
Njohja me artisten e njohur Inis Gjoni shënon në jetën private të Arjanit femrën e tretë të rëndësishme në jetën e tij, e cila mund të ishte pikërisht ajo e vërteta. Dy të rinjtë fillojnë të frekuentohen diku rreth vitit 2002, për t’u shkëputur vetëm fizikisht në vitin 2005, kur Arjani futet në burg. Izolimi i Arjan Selimit bën që ai të shkëputet nga e kaluara, e tashmja dhe të krijojë shumë dilema edhe për të ardhmen, për të cilën që nga e hëna nuk ka mbetur asnjë mister. Lidhja virtuale me Inisin vijon të jetë e fortë dhe ata i betohen njëri-tjetrit se do të presin që të dy momentin kur të jenë përsëri bashkë fizikisht. Në pranverën e

Unaza surpize: Kjo është unaza që Arjan Selimi i dhuroi të dashurës së tij gjatë pushimeve të këtij viti me të, dy vajzat e tij, dy motrat dhe mbesat e Inisit.

këtij viti, Arjan Selimi lirohet nga burgu dhe këtë liri vendos ta shfrytëzojë në maksimum për të rikuperuar kohën e humbur jo vetëm pranë Inisit, por edhe pranë të gjithë njerëzve të tij të dashur, sidomos vajzave të tij, me të cilat kishte vite pa u takuar.

Pushimet në Vlorë
Pushimet pranverore, këtë vit, Selimi i ka bërë bashkë me Inisin, që tashmë mban në bark vajzën e tij, me motrat e saj dhe fëmijët e motrës së madhe, vajzat e tij dhe disa miq. Chloe, 18-vjeçare, e cila vjen nga Amerika vetëm për të ndenjur me të atin, e  takon atë mbas 13 vitesh. Pas shumë kohësh, takon edhe Isabelën e vogël, megjithëse ajo jeton në Tiranë. Kështu pra duket se të gjithë kanë gjetur formulën magjike për t’u ndier të lumtur së bashku.  Kjo sepse diçka i bashkon, një burrë që ata e duan shumë dhe që me siguri në shpirtin e tyre do të jetojë përgjithmonë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni