Një fotografi femre gjysmë e zhveshur në krah të një plaku, për pak sa nuk i ka kushtuar këtij të fundit plot 15 mijë euro.

Mësohet se 70-vjeçari kosovar kishte gati 1 muaj që ishte njohur me një 48-vjeçare nga qyteti i Durrësit. Sipas policisë lokale, punonjësja e seksit në bashkëpunim me tutorin e saj u vinte gjoba klientëve, duke i kërcënuar se do t’u bënte publike fotot e bëra gjatë marrëdhënieve intime.

Në njërin nga takimet që 70-vjeçari kishte me gruan, ajo ishte zhveshur gjysmë lakuriq dhe duke qëndruar pranë plakut, ishte fotografuar nga bashkëpunëtori i saj. Më pas, me anë të kësaj fotografie, të moshuarit iu bë presion, se nëse nuk do të dorëzonte shumën prej 15 mijë eurosh fotoja do të binte në duart e familjarëve të tij.

Ndonëse para një situate të tillë, plaku denoncoi dy autorët e krimit. D.Sh dhe 39-vjeçari Teki Syla përfunduan në pranga për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, kryer në bashkëpunim”. (bw)

SHPËRNDAJE