Publikohet një pjesë e letrës së Kamishit, Kurti u takua me serbët në Klinë më 2004

Edhe pse vet nuk ka preferuar t’i bëjë publike faktet e paralajmëruara, megjithatë është bërë publike një prej fakteve që Bekim Haxhiu ka përmendur dhjetë ditë më parë për një takim të Albin Kurtit me disa serbë në një shat të Klinës.
Në një letër dërguar kryetarit të Florin Krasniqit Kamishi ndër të tjerash shkruan:
“Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 26 janar 2012 në emër të Grupit Parlametnar të PDK-së kam ngritur disa çështje dhe pyetje për deputetin Alin Kurti. Duke parë zhvillimet e kohëve të fundit më lejoni që çështjen e Albin Kurtit të ua dorëzoj juve në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, në mënyrë që kjo çështje të merr zgjidhje institucionale. Në këtë kontekst dorëzoj fakte për Albin Kurtin të cilat i kam në cilësinë e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Albin Kurti në muajin janar 2004 ka mbajtur takim me strutkrua kriminale të Serbisë. Takimi është mbajtur në fshatin Binçë, komuna e Klinës në shtëpinë e familjes Donqiq, (Boban e Golub Donqiq) të dy pjesëtarë të strukturave kriminale të Serbisë. Boban Donqiq, kapiten i uhstris së Serbisë, ndërsa Golug Donqiq pjesëtarë i Sigurimit shtetëror të Serbisë (BIA). Policia e Kosovës i kishte ndaluar ata në makinën Golf në të cilën ndodheshin Dardan Velija e Golub Danqiq ulur përpara, ndërsa Jellena Bjellica, Vlora Bajqinovc dhe Albin Kurti ulur prapa. Albin Kurti ishte i mbuluar me qebe. Takimi është mbajtur në shtëpinë e vëllezërve Donqiq, ku ishte prezent edhe Misha Villoiq, personi në hierarki të lartë të sigurimit shtetëror serb (BIA), në takim ishte edhe Boban Donqiq kapiten i ushtrisë serbe. Albin Kurti duhet të sqaroi qëllimin e këtij takimi.
Fakte të tjera u prezantoi në gjykatë kur të jetë z. Kurti i gatshëm apo tek personat përgjegjës të AKI-së.

Faksimil i dokumentit qe u deponue nga deputeti Bekim Haxhiu ne Komisionin per Siguri te Kuvendit te Kosoves-1
Faksimil i dokumentit qe u deponue nga deputeti Bekim Haxhiu ne Komisionin per Siguri te Kuvendit te Kosoves-2


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni