largea_suarez1405842957Luis Suarez ka bërë që presidenti i Uruguait të shpërthejë sërish plot vrer kundër FIFA-s për trajtimin që i ka bërë yllit të La Celeste. Pas kafshimit të Chiellinit gjatë ndeshjes me Italinë në Botërorin e Brazilit, Suarez u ndëshkua ashpër me 9 ndeshje pezullim nga kombëtarja dhe 4 muaj qëndrim larg çdo aktiviteti futbollistik. Pas këtyre masave, Jose Mujica i akuzoi pa rezerva në fjalor drejtuesit e FIFA-s, ndërsa tani me tone më të moderuara tha se bomberi uruguaian ka nevojë për një psikiatër dhe jo për sanksione.

“Suarez vjen nga një familje modeste dhe zgjuarsinë më të madhe e ka te këmbët. Do të ishte mirë që ta çojnë në spital dhe atje ta kontrollojë një psikiatër. Nuk jam kundër sanksioneve sportive, për mua janë në rregull, por ka disa gjëra që nuk mund të zgjidhen me penalizime. Eshtë çmenduri që ai nuk mund të shkojë në asnjë lloj aktiviteti futbollistik, qoftë edhe për bamirësi. Pa firmën e një gjyqtari, asnjë qeveri nuk mund të ndalë dikë që të shkojë në stadium. Kjo është e paligjshme”.

Mujica, i njohur ndryshe si presidenti më i varfër në botë për shkak të jetesës modeste që bën, vijoi më tej duke thënë se FIFA ushtron aktivitetin e saj me një mendësi të vjetër. 79-vjeçari theksoi se e gjithë bota pret ta shikojë Suarez përkrah Messit e Neymar, por mesa duket pritja duhet të vazhdojë gjatë.

SHPËRNDAJE