Pse bllokohet deponia e qytetit të Bujanocit?

Për ilustrim të vërrtetimit se NDOTJA NUK NJEH KUFIJ , Fabrika e sfungjerit në Bujanoc ( përbërsit kimike të sfungjerit  të gjithë jan kancerogjen) me të punësuar vetem serb njësoj e rrezikon shëndetin e qytetasreve si të shqiptarëve, serbëve, romëve  e etj. ndonja e ambentit nuk njeh as popuj e as racë..

Sikur shume vende- qytete të cilat ballafaqohen me problemin e menaxhimit të mbeturinave të ngurrta edhe Bujanoci në munges të deponis sanitare problem e ka edhe grumbullimin por edhe deponimin e mbeturinave. I kujtoj qytetaret e Bujanocit se hartimi i projektit e më vone realizimi i tijë para shume viteve mbi ndertimin, rregullimin e një deponie sanitare në fillim ka qen ide e ndërtimit të një qendre të përbashkët, pra regjionale ku mbeturinat do ti depononin edhe komunat; Preshevë, Bujanoc, Vranj, Vladiçin Hani, Surdulica etj.Bile i njëjti projekt është përkrahur nga qeveria e asaj kohe dhe është financuar vetëm në saje të karakterit regjional që ka pasur. Mirpo , sikur me shumë projekte tjera projekti i realizuar , ndërtimi i një deponie sanitare sipas standardeve mbi mbrojtjen e mjedisit është ndërtuar në Vranje dhe ka mbet shfrytezuese vetëm komuna e Vranjës.


`Deponia egzistiese e Bujanocit  me një sipërfaqe prej 2.5 hektar shfrytezohet mbi 35 vite , të cilën e menaxhon Organizata Publike “Komunalia” e cila e ushtron veprimtarin e pastrimit të qytetit dhe grumbullimin e mbeturinave. Deri sot nuk ka pasur vrejtje në shfrytzimin e kesaj hapsire për këtë qëllim pos inspeksionit
republikan ekologjik që kan kërkuar të sigurohen kushtet e parapara me ligj për deponimin e mbeturinave.
Sherri ka plasur kur OP “ Komunalia” ka filluar të ushtroj veprimtarin edhe nëpër vendet rurale pikrisht në fshatin Tërrnoc.Edhe pse kjo iniciativ është mbështetur në planin lokal ekologjik të vitit 2005 dhe në planin mbi menaxhimin e mbeturinave të ngurrta të hartuar në vitin 2010 dhe të aprovuar  në kuvendin komunal.


Planet jan hartuar në baz të strategjisë mbi ruajtjen e ambientit dhe menaxhimit të mbeturinave me programe të harmonizuara me ato të Bashkësisë Europiane, ligjin mbi ruajtjen e mjedisit , ligjin mbi menaxhimin e mbeturinave si dhe shume akteve tjera ligjore. Të gjitha këto jan bërë me një punë sistematike , me angazhimin e ekspertve të lamive përkatse dhe institucioneve me qellim të plotsimit të standardeve që kërkohen jo vetëm në hartimin por edhe realizimin e planeve mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësore.Fillimi i realizimit të planit për grumbullimin e mbeturinave neper vendet rurale është bërë për të eliminuar numrin e madhe të deponive të regjistruara nëpër fshatra. Mbeturinat e hudhura konsisitojnë në ambalazhet e ushqimit, mbeturinat organike , ambalashet e pestizcideve dhe në kohën e fundit materialet ndërtuese  të cilat i shohim të hedhura në mënyrë të pakujdesshme kudo. Këto mbeturina krijojnë vend ideal për shumimin e minjëve, insekteve dhe bartësve të tjerë të sëmundjeve.


Pra qellimi jone gjate hartimit të planit për menaxhimin e mbeturinave të ngurrta të mbështetur gjithnji në ligjet egzistues dhe tani realizimit të tije  ka qene për ta krijuar nje ambient sa ma të pastërt në komunën ton e jo për  qëllime tjera .Por tani bllokimi i deponis nga ana e qytetareve të Rakocit mu në ditën botërore të mjedisit me pretekst se kur kalojne prskaj deponis duhet të vejn maska është e pakuptimt sepse e njëjta deponi po e përsëris funksionon me decenije dhe atyre nuk i ka penguar sepse ajo si lokacion është më afër qytetit se sa fshatit .Apo me pretkst se ne nuk i durojme mbeturinat e Tërrnocit sikur që kan përfolur për ujrat efluent ( ne nuk i pranojme ujrat e kanalizimit te Tërrnocit etj) atëhere kësaj i vie erë politike dhe për këtë autorëve të këtyre veprave i duhen   maska tjera .Nëse këshilli i ri i posaformuar   nacional serb për ndarjen e Bujanocit përmes pronave mendon të ndaj qytetin nuk e kuptioj si mund të bëjnë ndarjen e mbeturinave në baza etnike . Edhe pse gjate merrem me mbrojtje të mjedisit nuk kam hasur se ka ndonjë perpetuum mobile të këtij lloi.Ose  për të shprehur urrejtje ndaj të tjerve është e ditur se ka forma, shkaqe të ndryshm, por se duhet të përdoren mbeturinat , deponia këte nuk e kisha kujtuar.

Për ilustrim të vërrtetimit se NDOTJA NUK NJEH KUFIJ , Fabrika e sfungjerit në Bujanoc ( përbërsit kimike të sfungjerit  të gjithë jan kancerogjen) me të punësuar vetem serb njësoj e rrezikon shëndetin e qytetasreve si të shqiptarëve, serbëve, romëve  e etj. ndonja e ambentit nuk njeh as popuj e as racë.. Për fund ,ju mund të ndaloni hudhjen e mbeturinave në deponi por  me këtë gjeste keni kontribuar  në rritjen e numrit të deponive të egra, njëkohsisht keni rrezikuar shendetin e banorëve të komunës dhe jeni bërë përgjegjës i ndotjes regjionale të ujit , tokës , ajrit .

Mr. Agim  Hasani

Kryetar i shooqatës “EKOSFERA”
Bujanoc


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni