Partia Socialiste (PS) pranon rezultatin e KQZ-së që shpall Lulzim Bashën fitues me 93 vota para Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës.

Ishte vetë Partia Socialiste që këtë të mërkurë kërkoi nga Kolegji Zgjedhor pushimin e gjykimit të kërkesës më të cilën ajo mbante hapur në betejën e saj ligjore dy rrugë sulmi, kur krahas kundërshtimit të kësaj tabele rezultati, kërkonte dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve për kryetar Bashkie në Tiranë, njofton ABC News.

Pasi Kolegji pushoi gjykimin, Partia Socialiste, nuk ndryshon dot me rezultatin me 93 vota para të Bashës, duke u orientuar vetëm drejt rrugës së vetme të mbetur, asaj të prishjes së zgjedhjeve, nëpërmjet anulimit dhe përsëritjes së tyre.

Por socialistët kanë një shans vetëm nëse Kolegji Zgjedhor i Apelit ne seancën e se enjtes i përgjigjet pozitivisht kërkesës tjetër të tyre, duke kthyer çështjen në KQZ, për të marrë në shqyrtim pavlefshmërinë e pretenduar nga socialistët.

Në rast se kjo ndodh çështja rivjen në Kolegj për shkak të rrëzimit të mundshëm të saj në KQZ, duke u rikthyer disa ditë më vonë çështjen që këtë 6 korrik Kolegji Zgjedhor mund ta shqyrtonte në themel.

Por mbetet dhe rruga tjetër më e shkurtër, ne rast se trupa gjykuese do të rrëzojë Partinë Socialiste, duke legjitimuar vendimin e KQZ që e cilësoi kërkesën e socialistëve për pavlefshmëri jashtë afateve.

Në këtë rast presupozohet që gara për Tiranën prek finishin më 7 korrik, vetëm një ditë para se të mbusheshin plot dy muaj nga 8 maji i datës së zgjedhjeve.

Gjithçka mori këtë rrjedhë pasi, socialistët kishin depozituar me disa ditë diferencë dy padi në Kolegj, duke kërkuar fillimisht pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë dhe më 2 korrik kthimin e çështjes për shqyrtim në KQZ.

Demokratët në fillim të seancës për kërkesën e parë kërkuan bashkimin e dy çështjeve në një.

Pas disa minutash konsultim jashtë sallës, socialistët vendosën të tërhiqeshin nga kërkesa për pavlefshmëri, një përpjekje për zvarritje të mëtejshme e garës u cilësua nga demokratët.

Trupi gjykues që pushoi kërkesën e socialistëve për pavlefshmëri, kishte si realator Astrit Kalanë dhe anëtarë të tjerë tëtrupit gjykues Sashenka Jonuzin, Petraq Dhimitrin, Marie Qirjazin dhe Dhurata Haverin.

Të enjten mbetet pothuajse i njëjti trup gjykues me përjashtim të faktit se tashmë relatore do të jete Sashenka Jonuzi, ndërsa në vend të Petraq Dhimitrit shorti ka sjellë Meriban Mullain.

SHPËRNDAJE