Partia Socialiste ka zhvilluar një takim me simpatizantët e saj në qytetin e Fierit ku është diskutuar në lidhje me protestat dhe vazhdimësinë e tyre nga opozita.

Kreu i PS-së, Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në këtë parti të Renato Myrtar, djalit të demonstruesit të vrarë Faik Myrtaj.

“Faik Myrtaj u vra mizorisht pa mundur të shihte rrugën e shpresës. Nuk do zbrapsemi asnjë milimetër, do shkojmë përpara më të bashkuar”, është shprehur Rama.

“Koalicioni i turpit po i merr Shqipërisë fytyrën. Nuk do lejojmë të përsëriten gabimet e së shkuarës, Shqipëria është e qytetarëve. Shqipëria është një tokë e tradhëtuar nga politikanët e mëdhenj dhe të vegjël”, theksoi kreu i PS-së.

SHPËRNDAJE