Partia Socialiste (PS) ka dorëzuar sot në Kolegjin zgjedhor kërkesë padinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në kërkesën e saj PS-ja kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara ndërsa kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së, vendim i cili shpalli zyrtarisht fitues Lulzim Bashën.

 

Ndërkohë mbërmjen e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli fitues me një diferencë prej 81 vota kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha.

 

Sipas tabelës e cila u miratua me 4 vota pro dhe 3 kundër, kandidati Basha ka marrë 124786 vota, Rama ka marrë 124705, ndërsa kandidati i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi 1394 vota.

SHPËRNDAJE