Protestë në Preshevë

Në këtë protestë prezent ishin udhëheqësit e pushteteve lokale si ai nga Presheva të gjitha partive  Ragmi Mustafa (PDSH), Nadër Sadiku  ( PVD), Shaip Kamberi  (PVD) Jonuz Musliu  ( LPD), Galip Beqiri (KN), Skender Destani (BDL) Rami Zylfiu  (UDSH) etj..

MIJËRA STUDENT E QYTETARË NË PRESHEVË KËRUAN PROTESTUAN KUNDËR DISKRIMINIMIT TE SHQIPTARËVE TË KOSOVËS LINDORE        

Sot në Preshevë, mijera qytetarë nga Kosova Lindore të ardhur anë e kënd Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë mbledhur para gjimnazit “SKENDERBEU” duke nisur me marshin protestues  me moton “Ndal dëbimin e trurit”. Kjo protestë u organizua nën udhëheqjen e organizatës për të drejtat e njëriut e  prirë nga drejtuesi i saj Belgzim Kamberi e mbeshtetur nga i tërë spektir poltik shqiptarë si dhe nga mbi pesëdhjet organizata joqveritare në vend e jashtë gjthashtu e përkrahur nga forumet rinore dhe organizata të tjera për të rinjë.

Protestuesit, studentë dhe të diplomuar shqiptarë nga Kosova Lindore të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, nxënës, profesorë e intelektualë si dhe shumë qytetarë në rreshtin e gjatë gjysem kilometre marshuan rrugëve kryesore të qytetit me   flamuj kombëtar dhe pllakata kundër ministrit serbë te arsimit si dhe regjimit të Beogradit, duke akuzuar për diskriminim të shqiptarëve në Presheveë, Bujanoc e Medvegjeë. Në duar po ashtu mbanin afishe ku shkruante dhe denohej politika diskriminuese e drejta për shkollim dhe mos njohja e diplomave të Universiteti të Kosovës, të cilat diploma pjesa dërmuese e vendeve të BE-së dhe vendeve  botërore i ka njohur. ”Duma Universitet”, ”Duam njohjen e diplomave”,”qindra diploma mbetën të pavlevshme” e të tjera…ishin keëto brohoritejet më të zëshme nga protesta e sotme në Presheve të cilët u shpërndanë të qetë duke ju drejtuar me letra e telegrame oraganizatave ndërkombëtare në Beograd si dhe në Bruksel e Gjenevë me rastin e Ditës Botëror të të Drejtave të Njeriut…Do shtuar se protesta e sotme në Preshevë u percollë nga dhjetra gazetarë, përfaqësues këto jo vetëm shiqptare nga Kosova e Shqipëria por edhe nga Serbi.

Problemet për të cilat u protestua e të cilat janë probleme të këtyre qytetarëve sic janë diploma,gjuha si dhe sektorë të tjerë të kulturës do ti dërgohen për shqyrtim dhe zgjidhje emisares europian Doris Pack,e që shpresojmë në zgjidhje të shpejtë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni