Vendimi i autoriteteve zgjedhore në Turqi për t’i ndaluar garimin në zgjedhjet e qershorit, një kandidati të pavarur që përkrahej nga partia pro kurde, ka nxitur protesta në zonën juglindore ku kryesisht banojnë kurdët.

Partia kurde për Paqe dhe Demokraci ka kërcënuar me tërheqje nga zgjedhjet për shkak të këtij vendimi. Vendimi i autoriteteve për këtë kandidat ka të bëjë me dënimet e mëparshme për lidhjet që ka pasur me seperatistët rebel të partisë së paligjshme kurde, Partia e Punës së Kurdistanit.

Përleshjet në mes të protestuesëve kurdë dhe policisë janë raportuar në qytetin juglindor të Diarbakirit dhe qytetin lindor Van.

SHPËRNDAJE