Mijëra persona kanë pushtuar sot qendrën e Beogradit në një manifestim antiqeveritar të organizuar nga Partia e Progresit Serb (PPS).

Forca kryesore e opozitës kërkon zgjedhje të prakohshme në dhjetor, pasi e cilësojnë qeverinë të paaftë të nxjerrin Serbinë nga kriza dhe të luftojnë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Në shesh ka folur Tomislav Nikolic, lideri i PPS-së, që të enjten ka takuar presidentin Boris Tadiç.

Fundi i legjislaturës është parashikuar në 2012.

SHPËRNDAJE