Z. Driton Rexhepi, drejtor i DN në Bujanoc pas kësaj ceremonie festive dhe promovuese i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » se « me ketë  projekt madhështor jo vetëm shkolla pore dhe qytetit po ju mundësohet jëpeisazh mëi mirë kue tërinjte tanë sidomos nxënësit ekalojnë kohën më të madhe nëketo objekte, hapsira shkollore..për të cilin projekt janë ndarë 43 milionë dinarë  »

 

Bujanoc, 14 mars

Në Bujanoc, pikërisht në oborrin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të këtij qyteti ka filluar  faza e katërt dhe përfundimatre e punimeve për rregullimin e hapësirës së jashtme të kësaj sholle në prani të udhëheqjes komunale , drejtorit të  skollës dhe arsmitarëve dhe shumë qatetarëve tjerë, njofton agjencia informative « Presheva jonë ». Para të pranishmëve me rastin e prpmovimit të projektit në fjalë kanë prezentuar z. Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit i shoqëruar nga z.Jonuz Musliu kyretar i Kuvendit Komunal, pastaj nga  Driton Rexhepi, drejtor i drejtoratit për ndërtim, inxhinierë e arkitekët si dhe zyrtarë tjerë nga qyteti i Buajnocit.

Z. Driton Rexhepi, drejtor i DN në Bujanoc pas kësaj ceremonie festive dhe promovuese i ka deklaruar agejncisë informative « Presheva Jonë » se  me ketë  projekt madhështor jo vetëm shkolla pore dhe qytetit po ju “mundësohet jëpeisazh mëi mirë kue tërinjte tanë sidomos nxënësit e kalojnë kohën më të madhe në keto objekte dhe hapsira shkollore., Në këtë projekt është përfshir rregullimin eksterior i objektit shkollor ku përmbledh përvec rregullimit të oborrit parashef edhe përgatitjet e terreneve sportive, të parqeve si dhe parkingjeve  për perosnelin e shkollës sidhe për mysafirë.  Projekti në fjalë kontribuohet financiarisht  nga komuna e Bujanocit dhe nga ana e Bankës Evropiane..për të cilin projekt janë ndarë 43 milionë dinarë  »

 

Vlera e këtij projekti do të jetë mbi 43 milion dinarë në të cilën përfshihen gjelbërimi dhe rregullimi i fushave në kuadër të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe i fushave sportive në ambiente të hapura e cila e karakterizon një shkolle të kompletuar në kushte normale për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për këtë gjeneratë dhe gjeneratat që do të vijnë. Gjithashtu do të bëhet edhe parkingu për makinat e mësimdhënësve.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se me me këtë po krijohet tamam një qendër e vërtetë arsimore, një qendër me kapacitet të tërësishme dhe realizimi i saj do të kryehet në afatin e paraparë, kurse ai i kuvendit komunal Jonuz Musliu tha se tani kësaj shkolle po i vie erë arsimimi dhe lulimi i nxënësve të vendit ton dhe jo erë baruti dhe taksa që kanë qenë të vendosur këtu në kohën e luftës.

 

Nga ana tjetër drejtori i shkollës së mesme Ilmi Ibrahimi në prani të gjithëve duke faleminderuar të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shkollës moderne tha se tanimë neve nuk na mbetet tjetër përpos që të angazhohemi më shumë në ecurinë e mesimit sa më adekuat për nxënësit e këtij vendi.

 

Shkollës së mesme në Bujanoc me këtë fazë i krijohet një hapësirë moderne dhe kapitale e cila i mundëson të gjithë gjeneratave të ardhshme dhe mësimdhënësve një ambient më adekuat për zhvillimin e mësimit normal me kushte Evropiane.

SHPËRNDAJE