DRAGASH- PRIZREN, 12 SHKURT. Në fshatin më të skajshëm të komunës së Dragashit Restelicë, reshjet e borës kanë shkaktuar orteqe bore, që sipas drejtorit të Drejtorisë së Emergjencës në këtë komunë Tafil Krasniqi, kanë sajuar gjendjen e vështirë, por edhe tragjike, pasi që një ortek bore, në orët e mëngjesit të së shtunës, ka mbuluar dikund 13 shtëpi, përderisa pjesëtarët e policisë, KFOR-it, zjarrfikësve, të FSK-së dhe qytetarëve po kërkojnë për gjetjen e trupave të personave, për të cilët konsiderohet se tanimë janë të ngulfatur nga bora. Z. Krasniqi, poashtu ka njoftuar se gjendjen e vështirësuar në tërë këtë vorbull të fatkeqësisë natyrore, e shkaktoi edhe terreni i pakalueshëm për automjetet për pastrimin e borës, gjë që e ka ngadalësuar procesin e kërkim- shpëtimit për viktimat që rastisën në shtëpitë e shkatërruara nga orteku. Sipas yzrtarëve të subjekteve të sigurisë, supozohet ser në brendi të shtëpive të rrënuara nga orteku ndodheshin 11 persona, prej të cilëve tanimë 7 u gjetën të vdekur një i gjallë, përderisa tre të tjerë, deri në orët e paraditës së dielë konsiderohen të zhdukur, pasi që trupat e tyre ende nuk u gjetën. Në anën tjetër, në një deklarim për media, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, z. Sylë Hoxha, ka bërë të ditur të dhënën se tanimë, në suazat e këtij subjekti të shtetit, është konstituuar shtabi emergjent, i cili do të merret përkitazi me çështjen e kësaj tragjedie të rëndë njerëzore në këtë lokalitet në komunën e Dragashit./bs

SHPËRNDAJE