Shkruan: Akademik Ali ELTARI
 
Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja.
 
Preshevë. 18 gusht/ AIK-Presheva Jonë

Për të mësuar mbi shkatërrimet që solli feja e re e kemi të vështirë të gjejmë shumë të dhëna te romakët, sepse ata i zhduknin shumicën e tyre ku tregonin egërsinë e skllavo- pronarisë romake. Por nëse shkojmë te fqinji jonë jugor, te feja ortodokse gjejmë fakte edhe më të shumta edhe më të përbindshmet edhe më tronditëset. Në vitin 406 të erës së re, kryepeshkopi ortodoks grek Krisostom dha urdhër të shembej Tempulli i Artemisës në qytetin e Efesit, te bregdeti perëndimor i Anatolis në Turqinë së sotme dhe mbi të, të ndërtohej kisha ortodokse. Por jo vetëm Efesi. Me urdhër të priftërinjve ortodoksë i shkatërruan tempujt e lashtë në qytetet e lulëzuara të ilirëve në Turqinë e sotme, në Greqi, Shqipëri etj.

U prenë dhe u dogjën pyjet e shenjta të lisit në Dodonën pellazgjike, kryeqendrën botërore të pellazgjisë, që ushqente me ideologjinë e saj të fesë më të sinqertë, që ka qenë ndonjëherë në rruzullin tonë Tokësor. Ortodoksit pasi dogjën dhe prenë pyjet, vranë njerëz që shërbenin në tempuj, pra bënë gjithçka të mos mbetej as gur themeli nga kultura pagjane. Nuk kam frikë se gaboj, nëse them se dëmet më të mëdha kulturës pagjane ia ka bërë ortodoksia, feja që mbështetet kryesisht në vrasje, djegie dhe shkatërrime. Nuk është e rastit që Dodonën pellazgjike disa herë e dogjën kryqëzatat ortodokse dhe vendosnin priftërinjtë e tyre vrastarë, por vendasit i përzinin. Kjo vazhdoi deri në shekullin IX të erës së re. Priftërinjtë ortodoksë, edhe busteve me mjeshtëri të rralla ilire u thyen kryesisht kokat dhe duart. Ndërkohë në lindje të Mesme lindi një tjetër fe, ajo myslimane. Krijuesi i saj ishte Mad Medi (ka studiues që e lidhin me fjalët shqipe Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri) Muhamedi. Ky ishte nga fisi i Kuretëve. Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja. Them se bazën e fesë e kanë marrë nga krishterët, se nëse të parët burrin e parë në botë e quanin Adam, të dytët, myslimanët, e quajtën Adem; ndërsa krishterët gruan e parë e quajnë Eva, myslimanet e quajnë Hava, ndërsa këta e quajtën Krishtin bir të Zotit, të tjerët e quajtën “i dashuri” i Zotit (Muhamedin). Ndërsa të parët thoshin “Bindu Zotit në qiell dhe djalit të tij Jezusë në Tokë,” këta të fundit “Bindu Zoti dhe Pejgamberit Muhamed që është përfaqësuesi i tij në Tokë”. Siç shihen ndryshimet ndërmjet këtyre dy feve janë thuajse të padukshme. Megjithatë, të gjitha këto së bashku, kanë bërë të pamundurën të zhdukin dhe harrohet feja jonë e thjeshtë, por aq njerëzore pagjanizmi. Të parën, ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe 170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të mëdha.(b.s)

P.s. Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

SHPËRNDAJE