REFERENDUMI I VITIT 1992 MBETET OPCION I HAPUR PËR SHQIPTARËT E LUGINËS DHE SE E ARDHMJA JONË VARET MGA SJELLJET E BEOGRADIT

Problemi i diplomave pritet të zgjidhet së shpejti përmes bisedimeve Prishtinë-Beograd, ka deklaruar  z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH ne një intervistë dh¨në agjencisë informativbe Kombëtare “Presheva Jonë”. Përs agjencisë sonë po ashtu zt.Beqiri uron qytetarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës Kurban Bajarmain dhe Ditën e Flamurit 28 Nëntorin qe pa dyshim do ta presim me flamuj tone kombëtar

INTERVISTË ME PROF.GALIP BEQIRIN, KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË LUGINEN E PRESHEVËS

Për rolin dhe bashkëpunimin e KKSH-së me SHBA-të, BE-në dhe ndërkombëtarët në avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, Hapja e Fakultetit ekonomik sukses i Beogradit apo Luginës se Preshevës, Abetarja e Luginës – sukses i Beogradit apo Tiranës, Mos njohja e diplomave dhe protestat e fundit në Luginën e Preshevës, Për Abetaren kombëtare të vitit 2012, për Referendumin e vitit 1992…Për orlin e UCPMB-së, për situatën në Kosovë dhe reflektimi i tyre në Luginën e Preshevës..dhe për shumë cka me inetres kombëtar e ndërkombëtar flet në në intervistën ekskluzive për agjencinë informative kombëtare me prof. Galip Beqiri, kryetar i KKSH. Ta lexojmë së bashku…

Presheva Jonë: Fillimisht zoti kryetar, mund te na folni diç rreth historikut te KKSH dhe cili është roli i këtij organi në Luginën e Preshevës ?

GALIP BEQIRI: Ligji për formimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Kombëtare është i bazuar në Konventat kornizë të Këshillit të Evropës dedikuar mbrojtjes dhe lirive të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare, në të cilën parashihen kompetencat në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare. Si derivat i tyre është miratimi i Ligjit më vitin 2009, për formimin e Këshillave Kombëtare të Pakicave Kombëtare që jetojnë në Serbi, në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Që ka mundësuar edhe shqiptarëve që ta themelojnë këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Në bazë të Ligjit, iniciativa për themelimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve është përkrahur me grumbullimin e 3 mijë e 100 nënshkrimeve të verifikuara në Gjykatat përkatëse komunale.  Ndërkohë, më pas ka pësuar me formulimin e listës zgjedhore të firmosur nga 26 mijë e 927 votues shqiptarë, numër ky i definuar në proporcion me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar numëron 29 ulëse në Asamblenë e përgjithshme, ndërkaq është zgjedhë me mbi 17,000 vota të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe gjetiu në Republikën e Serbisë, ndërkaq konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar është bërë në seancën e parë konstituive më 3 korrik 2010 dhe më pas edhe konstituimi i organeve tjera të këtij institucioni. Deri më tani ky institucion është duke përpiluar Strategjinë e Përgjithshme dhe strategjitë për komisionet katëse, si dhe ka hapur proceset me rëndësi jetike për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe gjetiu në Republikën e Serbisë përmes Komisioneve përkatëse.  Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mandatin sipas ligjit për zgjedhjen e të gjitha çështjeve që janë me interes nacional të shqiptarëve në Serbi.

Presheva Jonë:  Z. Beqiri, Po çfarë përkrahje dhe bashkëpunimi ka sot KKSH me autoritet lokale dhe ato ndërkombëtare, sidomos me SHBA-të, OKB dhe OSBE-ne ne Beograd ?

GALIP BEQIRI: Më lejoni që në fillim, të them se KKSH është e hapur ndaj të gjitha subjekteve institucionale lokale dhe me ngulm kërkon bashkëpunim, nga se prioritet janë zgjidhja e problemeve jetike, gjegjësisht, problemeve praktike me të cilat ballafaqohet sot një shqiptar në këtë trevë. Në mbrojtjen, ruajtjen, kultivimin e identitetit kombëtar, përkatësisht duke siguruar mekanizma institucional – administrativ. Të palëkundur jemi në zbatimin e gjitha konventave të ratifikuara evropiane dhe ndërkombëtar  nga Republika e Serbisë, ku edhe kemi gjetur mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar. Më duhet të them, se qëndrimet e ambasadave kyçe, si Ambasadës Shqipërisë, SHBA-së, Britanisë Madhe, OSBE-së dhe përfaqësuesve të OKB-së kanë qenë vendimtare në ndërmarrjen e veprimeve të KKSH.  

Pra, ky është kursi që do të mbaj KKSH, zbatimin e konventave përkatëse në bashkërendim me faktorin ndërkombëtar duke realizuar mbrojtjen, ruajtjen, kultivimin e identitetit kombëtar përmes fushave të veprimit që janë siguruar me ligj – në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit si dhe çështjeve tjera me interes për shqiptarët.

KRITIKAT NDAJ KKSH-së JANË PËR NE BAROMETËR SE NE PO PUNOJMË. PARA FUNKSIONIMIT TE KKSH-së ASKUSH NUK NA KRITIKONTE ?!

Presheva Jonë: Meqë keni tërë ketë mbështetje nga popullata, SHBA-të dhe faktori ndërkombëtare, për çka  disa disa media serbe dhe qarqe të caktuara kritikohet  KKSH, për cka është fjala këtu ? 

GALIP BEQIRI: Ne jemi të hapur edhe ndaj debatit publik dhe medial, edhe pse me disa nuk ndajmë të njëjtin vizion. Sepse nuk përputhemi në konceptet fondamentale se si duhet ti qasemi zgjidhjeve të probleme. Ne jemi të orientuar kah qytetari dhe jo kah krijimi i një kaosi, mjegulli kah përcaktimet politike. Kritikat drejtë përmasimit të funksionimit të KKSH janë të mirëseardhura dhe i pranojmë si të tilla. Ndonëse, pluraliteti i pandërgjegjshëm media elektronik ka krijuar hapësirën që të vijnë në shprehje edhe individët që kanë qëllime të errëta.

Presheva Jonë: Si e vlerësoni situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Cilat janë preokupimet e  KKSH ?

GALIP BEQIRI: Varësisht cilët indikator komperativ i merrni mund të vlerësoni situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë. Megjithatë, ne kemi ditur si të ruajmë substancën kombëtare shqiptare në këto treva gjatë 90-tave. Por, ajo që mbetet më shqetësuesja është migracioni i heshtur, përkatësisht zvogëlimi numerik i shqiptarëve. Në këtë drejtim në vazhdimësi po kërkojmë ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova dhe nuk guxojmë të lejojmë që rasti i Medvegjës, ku në mënyrë drastike janë dëbuar dhe shpërngul shqiptarët nga ky rajon, të përsëritet në Bujanoc e Preshevë.

Ne kemi indikatorët e parë ku në të gjitha shkollat, përkatësisht regjistrimi i nxënësve në klasën e parë ka rënë në nivele shqetësuese. Gjithsesi, ne po marrim të gjitha masat e mundshme në bashkëpunim me të gjitha subjektet e interesuar për ta ndalë këtë trendë dhe për të inkurajuar kthimin përmes realizimit të të drejtave në arsim, kulturë, informim përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Kjo gjithsesi, nënkupton edhe krijimit të hapësirë socio-ekonomike për zhvillim të përshpejtuar ekonomik.        

ABETARJA E PARË NË LUGINËN E PRESHEVËS, NË HISTORIKUN E TEKSTEVE SHKOLLORE, SIVJET NA VJEN NGA TIRANA

Presheva Jonë: Protestat e fundit dhe bojkoti i regjistrimit padyshim sensibilizoi situatën, së paku në mediat lokale dhe ato nacionale..Por si duket jo edhe në arenën ndërkombëtare, për çka edhe Serbia nuk ka ndryshuar kursin politik nga shqiptarëve në e këto vise ?

GALIP BEQIRI: Ne besojmë se rruga, është forma më e lartë e shprehjes demokratike të pakënaqësisë, dhe përmes këtyre protestave shqiptarët kanë vënë në sensibilizim të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Ndonëse në kontekstin e raportit të shqiptarëve dhe shtetit serbë, ky i fundit nuk ka ndryshuar aspak. Atë që ka pasur e ka thënë zëri i popullit në këto protesta, besoj se edhe në të ardhmen do ta thotë, i mbetet politikës që edhe më tej të shtroj në angazhimet e veta. Por, në kontekstin e politikave rajonale, euro-integruese Serbia duhet ti përmbushë të gjitha obligimet ligjore të marra nga konventat e ratifikuara dhe ky është një oportunitet ku shqiptarët duhet me ngulm të kërkojnë të drejtat e tyre brenda këtyre kornizave, për cka në njëfarë mneyre rruga e Serbisë në BE kalon edhe përmes Luginës së Preshevës. Ditëve te fundit dy hapa janë shënuar, zhvilluar në Luginën e Preshevës Abetarja. Abetarja u përkrah nga Tirana dhe Prishtina.

      Më duhet të them se Abetarja për shqiptarët e këtushëm si distribuimi dhe përdorimi i Abetareve tjera ka qenë krejt ilegalë, me çka edhe kemi hasur në shumë probleme.  Po ripërsëris se Këshilli Kombëtar Shqiptar çmon lartë angazhimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në avancimin e arsimit shqip në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Me theks të veçantë përshëndetë kontributin e  Kryeministrit Shqipërisë, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ambasadorit të shtetit shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, rreth Abetares dhe teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë. Abetarja e zyrtarizuar nga autorët Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjonkutaj, për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës është legjitime dhe shkollarët lirisht mund ta përdorin për të mësuar shkronjat e para të gjuhës shqipe në trojet e tyre etnike, si dhe konsideron si sukses të vitit praninë e Abetares KKSH i ka dhënë prioritet mësimit të shkronjave dhe gjuhës shqipe të standardizuara sipas normave  kombëtare përmes Abetares dedikuar fëmijëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, deri sa në të ardhmen, sigurisht do të ketë vend të arrihet një mirëkuptim i të gjitha palëve, për një Abetare gjithëkombëtare. Me këtë rast edhe njëherë ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që angazhimet në lëmin e arsimit mos t’i trajtojnë si të politizuara. Por, që të gjithë së bashku të angazhohemi sinqerisht e të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve në këtë lëmi, të cilat s’ka dyshim se janë të shumta.

Presheva Jonë: Me hapjen e Fakulteti Ekonomik apo tjetrit në parë në Medvegjë, kemi përshtypje se  për çdo Shëngjergj po hapen fakultete në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë ? Apo, a do të ishte me mirë që shqiptarët e Luginës se Preshevës do të kenë një Universitet?

GALIP BEQIRI: Hapja e fakultetit në Medvegjë është bërë pa miratimin e faktorit politik shqiptarë, ndërkaq hapja e fakultetit ekonomik në Bujanoc është bërë në konsultim e sipër të faktorit ndërkombëtar dhe shqiptar. Andaj kemi siguruar edhe ligjërim në gjuhën shqipe ashtu sikur edhe në universitetet shqiptare. Hapja e fakultetit ekonomik në Bujanoc i paraprin një procesi që ne po besojmë në krijimin e institucioneve universitare në gjuhën shqipe, përkatësisht, realizim e të drejtës së shqiptarëve për arsim të lartë në gjuhën amtare.

Presheva Jonë: Kur është fjala për arsimin e lartë, po halli ku qëndron me diplomat e te cilën kane mbarur fakultetet ne Prishtinë apo universitet tjera të Kosovës..Do të pranohen ato së shpejti z.Beqiri, apo KKSH çfarë është duke bërë ne ketë drejtim ?

GALIP BEQIRI: KKSH ka bërë përpjekjet maksimale që ato të jenë të barazvlersuar me sistemin arsimor në Serbi, e edhe më tej jemi duke bërë. Në vazhdimësi jemi duke njoftuar faktorin ndërkombëtar me këtë problematik. Kemi pasur takime si me ndërkombëtar ashtu edhe me institucionet e Republikës së Kosovës, si Ministrin e Arsimit ashtu edhe me zv/ministren Edita Tahiri, me ç’rast i kemi dorëzuar edhe një dokumentacion me kërkesat tona. Problemi i diplomave është futur në agjendën e bisedimeve Prishtinë-Beograd, me çka edhe janë akorduar për mënyrën e barazvlersimit të diplomave nga Prishtina për sh
qiptarët e Luginës së Preshevës. Priten takimet e grupeve të ekspertëve për ta institucionalizuar dhe zyrtarizuar zgjidhjen e këtij problemi. Shpresojmë që të përmbyllet edhe ky problem në këtë nivel.


Presheva Jonë: Si zakonisht sa herë Prishtina apo Tirana pranon studente¨t e rinj nga lugina e Preshevës disa lider vazhdojnë të krekosen ne stilin “mos me pas qenë qadra jeme ishit lagur”…Po
r, ministrat sikur ai i Kosovës (Buja ashtu edhe i Shqipërisë (tafaj) ishin shprehur për agjencinë tonë se se kjo ishte gjest i tyre i tyre dhe meritë e suksesit të studentëve te posa pranuar, apo jo ?

GALIP BEQIRI:  Duke pasur parasysh problemet me të cilat po hasin shqiptarët në arsimin e lartë institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë në konsideratë këtë çështje. KKSH ka qenë në diskonim dhe ka bërë përpjekjet maksimale çka faliminderojmë dhe çmojmë lart angazhimin e Ministrit Buja dhe Tafaj.  Mos përputhja e sistemeve shkollore po shkakton huti e cila po hap diskutimet politike dhe përvetësimin e poenëve të ulët politikë  Hapja e fakultetit ekonomik në Bujanoc apo edhe nëse ndodhë krijimi i institucionit të lartë universitar, nuk do ta mohon faktin se shqiptarët nga Lugina e Preshevës të studiojnë edhe më tej në Universitetet e Prishtinës, Tiranës apo Tetovës. Por, nënkupton përmbushjen e një obligimi. Ne edhe më tej do të kërkojmë ndihmën e këtyre dy shteteve.

REFERENDUMI I VITIT 1992 MBETET OPCION I HAPUR PËR SHQIPTARËT E LUGINËS  DHE  SE E ARDHMJA JONË VARET MGA SJELLJET E BEOGRADIT

Presheva Jonë: Po zhvillimet në Kosovë sa janë reflektuar në Luginën e Preshevës ?

GALIP BEQIRI: Zhvillimet në Kosovë në kontinuitet reflektojnë në Luginën e Preshevës. Platforma politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës e miratuar 14 janarit të 2006, mbetet dokumenti i vetëm i përbashkët politikë si udhërrëfyes. Edhe më tej mbesim në reflektimin e planit të presidentit Ahtisaari si reciprocitet i avancimit të të drejtave të pakicave .

Presheva Jonë: Po me Referendumi i vitit 1992 për shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës çfarë do të ndodhë ?

GALIP BEQIRI: KKSH mbështet platformën politike të 14 janarit 2006 të miratuar nga gjitha subjektet politike shqiptare e në veçanti dispozitën përfundimtare ku thuhet duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës te shprehur ne Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik- territorial- kushtetues, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. KKSH do të mbetet brenda këtyre kornizave. Pad yshim merita të cmueshme ka edhe roli i UCPMB-së gjatë konliktit  e cila ushtri ishte si rezltat i poltikave diskrimunuese dheshytpjes së vazhdueshme të regjimit tëdiktatorit Millosehvic. Djeka e ish-pjesëtarve të ish-UCPMB-së bëhet me qëllimi të caktuara kundër të cilëve janë ngritur edhe procese të montuara me motive poltike cka ne nga KKSH-së vazhdimishtkemi keruar lirimin e tyre të pakushtëzuar, ndërsa popullata jonë, insitucionet ton anë Luginëne preshvës t’i përkushtohen dhe solidarizohen me invalidët e luftës duke ndihmuar familjarët e dëshmorëve të UCPMB-së jo vetëm gajtë festave por sa herë që kanë nevojë ata, sepse ata na u gjendën në ditët më të vështira, pra edhe en sot duhet të jemi pranë tyre.

SHPËRNDAJE