« Në përgjithësi mediat zvicerane e janë korrekte rreth raportimit të tyre për Kosovën dhe shqipatrët në Zvicër apo në ballkan. Me nje fjalë shqiptarët prezentohet me imazh dhe reputacion të mirë në Zvicër si një popull i urtë dhe punëtor » i ka thënë z.Maliqi ministrit Ramë Buja.  

Kështjella PEPSHI

Bernë, 10 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Gjatë vizitës në Zvicër të ministrit të Arsimit dhe Edukimit në Qverinë e Republikës së Kosovës  prof.dr. Ramë Buja, pas një sër takimesh nga autoritetesh zvicerane në Bernë dhe Gjenevë dhe takime me ambasadoër shqiptare (të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në OKB) ai ka takuar edhe drejtorin e agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » Nga ky takim mes minsitrit Buja dhe përfaqësuesit të mediave shqiptare në OKB z.Maliqi është biseduar kryesisht për situatën aktuale në arsim, progreset dhe problemet që po ballafaqohen shkollat dhe univesritet tona. Ministri Buja ka falenderuar z.Maliqi duke përgëzuar për agjencin e re dhe të vetme në Kosovën Lindore « Presheva Jonë » duke  vlerësuar lartë angazhimin dhe misonin e tij permanent të një gazetari profesional në Kombet e Bashkuara i cili ka bërë dhe po bën snhumë në favor të sensiblizimit dhe internacionalizimit të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe cështjes sonë kombëtare. Nga ana e tij drejtori i AIK « Presheva Jonë » ka njoftuar ministrin shqiptar nga Prishtina për rolin e mediave në OKB dhe Zvicër për Kosovën dhe shqiptarët në balkan. « Në përgjithësi mediat zvicerane e janë korrekte rreth raportimit të tyre për Kosovën dhe shqipatrët në Zvicër apo në ballkan. Me nje fjalë shqiptarët prezentohet me imazh dhe reputacion të mirë në Zvicër si një popull i urtë dhe punëtor » i ka thënë z.Maliqi ministrit Ramë Buja.   Gjatë takimit Buja-Maliqi po ashtu është biseduar edhe për diasporën shqiptare të mirat dhe të metat, pastaj për situatën aktuale në Luginën e  Preshevës, me theks të vecant arsimimit të shqiptarëve entik në këto anën nën administrimin serbë. Për gjitha keto më gjerësisht mund të lexoni edhe intervistën me prof.dr.Ramë Buja, ministër i Arsmit dhe Edukimit në Republikën e Kosovës dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë »

SHPËRNDAJE