Prof.dr. Christophe Solioz: Kosova duhet t’i japë prioritet përmirësimit të imazhit

EXCLUSIVE: Prof.dr. Christophe Solioz, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për Strategji dhe Integrime (CEIS) në Gjenevë

“Kosova ka humbur imazhin e vet edhe para daljes publike të raportit të senatorit zviceran Dick Marty. Ky imazh nisi të binte menjëherë pas akuzave të EULEX-it për korrupsion dhe pas tërheqjes nga postet e tyre të Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit, që edhe jeta politike disi nisi të paralizohet, duke krijuar krizë i institucionale…” thotë për AIK “Presheva Jonë” prof.dr. Chritstophe Solioz, ekspert ndërkombëtar dhe sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për Strategji dhe Integrime në Gjenevë. Sipas ekspertit zviceran z.Solioz  raporti i Martyt nuk akuzon drejtpësëdrejti Thacin edhe pse ai gjatë luftës ushtronte funksione të larta në UCK. Do të ishte e udhës të themelohet një gjykatë speciale, ad hoc rrreth ndriqimit të akuzave të senatorit zviceran për “trafik organesh.”

Nefail MALIQI

Gjenevë, 27 shkurt / AIK-resheva Jonë

Prof.dr. Christophe Solioz, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për Strategji dhe Integrime (CEIS) në Gjenevë  është njëherit ekspert për cështje ballkanike sidomos  në rpocesin e transizionit në Bopsnjë, Serbri, Kroaci e Kosovë. Profesor Solioz është bashkëautorë i disa librave dhe një sër shkrimesh me ambasasadorin austriak Volfgang Petritsch. Për situatën aktuale në Kosovë dhe vendet qinje, për raportin e Dick Marty për Kosovën si dhe shqiptarët e Luginës së preshvës ihsin disa pika që prekëm në intervistën ekskluzive për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” me z. Christophe Solioz, sekretar i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për Strategji dhe Integrime (CEIS) në Gjenevë.

SERBIA HERDOKURDO DO TA NJOH PAVARËSINË E KOSOVËS

Presheva Jonë:  z.Solioz janë bërë dhjetë vite e 15 vite për dikë nga lufta në ballkan ku nga një ish-republikë e madhe ta quajmë keshtu « Jugoslalvinë »  e Titos u bënë për pak vite 7 republika të vogla, shtete këto të reja , përshirë këtu edhe Kosovën, ku secila pavarësi u pagua me gjak  e viktima. Ju si eksperte ndërkombëtar si e vlerësoni sot zhvillimet në rajon ?

Dr. Christophe Solioz :
Situata e pasluftës padyshim është shumë më mirë. Por megjithatër në rajon ka mbetur edhe shumë për t’u bërë për të folur për një situatë vërtetë stabile. Si në Kosovë ashut edhe në Serbi, maqedoni, Bosnje fatkeqësisht  ende kemi një situatë të brishtë. Vërtetë kërcënimet  e luftës janë tejkaluar po kriza institucionale në Serbi, Maqedoni, në një shkallë më të vogël në Shqipëri janë vedne të cilat shqetësojnë jo vetëm popullatën e rajoneve por edhe bashkësinë ndërkombëatre.  Sot ndër problemet me shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar janë kooruipcioni dhe krimi i rajonit që ka përfshirë rajonin si në Kosovë ashtu  edhe në Serbi e më gjerë… Ne jemi të shqetësuar gjithashtu se proceset  në rajon po  zhvillohen me një dinamizëm me shpejtësi të ndryshme, të cilat do të ndajë më tej Ballkanin. Për shembull Kroacia dhe Serbia do të bashkohet me vendet e tjera të Ballkanit drejt anëtarësimit në familjene madhe të BEsë sikur Sllovenia dhe Greqia, ndërsa të tjerët do të vijnë më vonë si Shqipëria, Bosnja , Maqedonia  dhe Kosova… Ballkani mund të luaj rol të jashtëzakonshëm për paqen dh stabilitetin në rajon.  Sikur Serbia që nuk mund të bashkëpunoj vetëm me Rusinë apo vendet sllave po ashtu as Kosova nuk mund të bashkepujoë vetëm me Shqipërinë..mundet por bashkëpunimi edhe me vendet tjera limitrofe me Seribinë, spe jo pastaj me Maqedonine, Malin e Zi…ky bashkepunim do të jetë kontrbues e fqinësisë së mirë dhe perspekivës më të sigurt drejt integrimve evropiane


Presheva Jonë: Siq  e dinie sivjet sikur ne Kosovë  edhe ketu ne perendim , përfshirë këtu  edhe Zvicrën, shqiptaret kanë kremtuar tre vjetorin e pavarësisë. Mendoni se keto tri vitete fundit Kosova ka bërë progres ?

Dr. Christophe Solioz : Po, mund të themi se jannë bërë gjëra të mira në Kosovë. Por aq sa janë bërë po aq edhe sjanë bërë përparime dhe Kosova ftkqeëssiht edhe vazhdon të mbete vrimë ezeë nèë ballkan.  Mund  të them se ka ende shumë për t’u bërë, sidomos në Kosovë  pa  marrë parasysh raportin e Dick Marty, kjo është dicka cështje në vehte.  Pamvarësia  e Kosovës ka mbushur tre vjet dhe sikur një fëmijë trevjeqar që ka probleme të ecë mirë dhe sigurt, ngjajshëm ka probleme edhe Kosova tnë ektë drejtim dhe ende calon në disa drejtime si në papunsinë e amdhe në rajon, më të madhen në Evropën juglindore, pastaj mungesa e investitorëve të huaj, mos toleranca zero ndaj krimit të rganizuar sidomos ndaj korrupcionit që sioq edini edhe pjesëtarë nga kabineti i Thacit janë në shenjestër të policisë së Eulex-it dhe ndërkombëtareve për korupcion.  Dhe gjitha keto së bashku, hiq raportin e Dick Marty, kanë bërë që Kosova ta humb imazhin e vete muajve të fundit, sidmos nga paralizimi i institucioneve me rastin e tërheqjes nga postet e tyre të Fatmir Sesdjiut dhe Thashim Thacit.  Dhe kjo ka bërë që Kosova ka ngecur në 75 njohje pas tri vitesh të shpalljes së  pavarësisë. Dhe tash nevitet kohë  e gjatë që Kosova të drejtohet, sepse autoritet e Prishtinës, të qeverisë së re, nuk mund të flasin për lobim apo integrime, përderisa nuk i rikthejnë imazhin Kosovës. Kosova nuk do të ketë reputacion të mirë përderisa nga rajoni dhe institucionet nuk largohet korrupcioni ne rend të parë, dukuri e cila mund të jenë nesër kancer për vendin, pastaj lufta kundër krimt të  organizuar, hapja e vendeve të reja të punës dhe zbutja e papunësisë etj…

Presheva Jonë: Z.Solioz i  kthehemi Raportit të Dick Marty. Raporti Doli ashtu siq u miratua rezoluta rreth tij ne Strasburg. U shkruaj e u tha shume ne gazeta  emedia rreth raportit duke os munguar as akuza te ndersjellta. SHBA-të sikur edhe Tirana dhe prishtina bashke me Eulex thone OK urdheroni beni hetime por na sjellni edhe fakte, deshmi…Me nje fjalë ku e ka fundin ky raport dhe mendoi se ka zbehur imazhin e Kosovës duke mos kontestuar paveresine, siq na kishte dekalruar presdienja e Zvicrës znj.Calmy-Rey..

Dr.Christophe Solioz :
Asnjë vend nuk mund t’i shpëtojë historisë së saj, të kaluarës së saj sikur as Zvicra, as Franca , as Shtetet e Bashkuara … e as  Kosova.  Më asgjë nuk mund të justifikojë krimet e luftës, pastaj nuk ka falje në këtë fushë. Në një situatë të tillë, ne duhet të tregojnë kurajo të jashtëzakonshme politike. Kosova sot ka nevojë për një njeri politikan  që din të  parandloje korrupsionin dhe t’I thojë stop kësaj dukurie në shoqërinë kosovare sespe  sot  73% e shqiptarëve të Kosovës besojnë se që nga viti 2007 niveli i korrupsionit është rritur në rajon.  Siq  e dini në cdo luftë ka agresorë dhe viktima apo të sulmuar dhe të mbrojtur..por edhe lufta i ka rregullat e veta, rrespekti i konvent dhe ligjet ndërkobmëtare edhe pse me arsye mbrohet një cështje.  Madje disa politikaj e liderë në Kosovë për ketë regres apo imazh të keq të Kosovës i hedhin fajin Dicka Marty..Mos harroni se emri i Dick Marty në cështjen e Kosovës eshtë i ri që njihet vetëm nga rezoluat e Strasburgut e kështu..dmth qe 3-4 javë..dhe keto ngecje diplomatike apo kriza politike sikur edhe korrupcioni datojnë më herët, me muaj e vite të tëra më parë, para janarit të ketij viti, para rezolutës së Asamblese së Këshillit Evropian të raportit të Dick Marty.

Kurrënjëherë unë nuk i kam konsideruar si tradhtarë të Kosovës miqtë e mi nga Kosova të cilët i njoh kaherë të cilët ishin të angazhuar bashkë me mua për diaolog dhe bashkëpunim me Beogradin.  Edhe unë jam për pavarësinë e Kosovës por jo kështu, jo me disa njerëz në qeveri cka jo rastësisht është kërkuar një qeveri më serioze dhe me duar të pastra. Thaci e ka ditë mirë edhe para dy vitesh se ky raport  herdokurdo do të dalin në shesh, pastaj zgjedhjet  u kryen ku nuk ishin të vogla kritikat e vëzhguesve ndërkombëtar për parregullsi…Dhe mos harroni se Dick Marty nuk është prokuror por thjesht ai është politikan i cili tashmë së fundit  është ngarkuar nga KE për të përgatitur një raport mbi trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë të cilat indikacione theksohen edhe në librin e fudnittë ish-kreeprokurores së TPI-së Carla del Ponte.  Dhe Eulex nuk është as sot një gjende të tillë ta bëjë,  por do të ishte mirë themelimi i një tribunali special, ad hoc që do të autorizohej  nga OKB apo BE për ndriquar ket aferë, akuzat që janë në raportin e Martyt. Hapi i parë do të ishte siguria  e dëshmitarëve, që ish-tribunali nuk kishte sukses në di
sa raste.  Dhe kërcnimit e Thacit ndaj atyre  që kanë shprehur vullnet dhe gatihshmëri të bashkëpunojnë me gjykatat ndërkombëtare,  nuk janë janë shenja të mira.

KOSOVA, SERBIA BASHKE ME PRESHEVËN PERSPEKTIVËN E KANË KAH BASHKIMI EVROPIAN

Presheva Jonë: Në një koment të titullur Serbia nuk është Kosovë. Ne kemi lexuar e dëgjura që Kosova s’eshtë Serbi, por jo ashtu siq  e keni titulluar nje analizë, koment te juajin per zhvillimet ne rajon..Cka keni dashur te thoni me atë se « Serbia nuk është Kosovë « ?

Dr.Christophe Solioz :
Serbia e Zoran Gjingjiqit nuk është ajo Serbia  e Millosheviqit,  apo Serbia e Tadiqit nuk është ajo Serbia  e Koshtunicës. Mundë të themi se Gjingjiq mund të konsiderohej si Gogolin e Francës , por nuk di se a mund të thuhet për Tadic ngjajshëm  apo ajo. Pastaj poltikiani tjetër Goran Svilanovic nga Kosova i cili kishte një karrierë të pasur politike madje me përcaktime pro pavarësisë së Kosovës jep nje cik shpresë se në Serbi pas rënies së regjimit të Millosheviqi mund të kenë njerëz,  personlitete që janë ne favor të dialogut dhe marrëvshjeve, bashkëpunimit me vedet limitrofe, rajonale.  Me ketë deshta të them se në Serbi nuk janë gjithë kundër pavarësisë së Kosovës dhe nëse sot jo, nesër sigurisht po, Serbia do ta njoh shtetit e Kosovës. Për mua pavarësia e Kosovës e  legjitimuar tashmë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare  aktualisht është teorike dhe ende jo kualitative i cili proces do të zgjas ende sepse ka edhe shumë cka për t’u drejtuar në rajon.


Presheva Jonë:  Derisa mbrohej Dick Marty pas imunitetin,. tash edhe Thaci ka imunitetin e vetë si kryeminsitrin. Pra që të dy nën imunitet dhe akuiza ndaj njëri tjetrit. Komenti juaj z.Solioz ?

Dr.Christophe Solioz : Nuk di sa qëdmroj ky krahasim, por mund të të themi një gjë  se Dicka Marty përderisa ka duart  e pastra nuk di se sa do të ndihmonte atij imuniteti. Pat s’pat ky i fundit imunitet procesi i hetimeve  do të vazhdojë ashtu-kështu. Thaci nuk i bien të luaj me imunitetin. Nuk ka implikim të shakllës së parë, ai ka qenë sigurish tnë dijeni reth ndonjë ngjarje cka akuozhet në raport. Sepse raporti i Martyt nuk akuzon atë drejtpësëdrejti. Thaci në ato kohë ka pasur funksone më të larta në UCK, qoftë  ato polktike apo ushtarke.

Presheva Jonë: Shumë eskpetë vendor dhe ndërkombëtar kur flasin për pakicën serbe në Kosovë nuk lënë së permenduri edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Mendoni se pakica serbe sot është e prviligjuar në Kosovë dhe se duhet zgjidhje reciproke të statsusit të tyre me shiptarët e Luginës së Preshevës ?

Dr.Christophe Solioz :
Siq  e dini struktuar etnike në Serbi është e përzier ku në te jetojnë pos shqiptarev tnik nga Lugina e Preshevës edhe të tjerë si ata në vojvodinë, sanxhak e pakkica tjera. Politika e BE-së është e qarte si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën dhe vendet tjera në ballkan se nuk  ka integrime dhe perspektive të mirë me diskriminim të pakicave. Mos harroni se ballkani është ndërtuar me popuj të përzier me histori të larmishme, ku secili ka historinë e vet dhe interpretohen ne mënyra të veta madje edhe me kerëkesa për shtete të madha, si « Serbia e madhe » apo « Shqipëria e madhe »…por keto kerksa kanë mbetur vetëm terma dhe forcate  reja poltike në rajon kanë kuptuar se relaiteit dhe perekriva e tyre do teje jtete veem të bshkuarb në Evropën e madhe..dikush sot  e dikush më vonë.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni