PRISHTINË: I frikësohen Luginës së Preshevës

Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik parlamentar në Kosovë, që ka mbështetur Deklaratën Politike, të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfi rmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën.

Partitë tjera parlamentare në Kosovë, të kontaktuara nga “Zëri”, janë shprehur të rezervuara ndaj deklaratës politike të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së e AAK-së thonë se i kuptojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkaku i diskriminimit, por sipas tyre, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje.

Ndonëse nuk e përkrahin vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre me Kosovën, ata janë pro një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.(Zëri)


2 Komente

  1. faceri, March 11, 2012:

    femra kur don me fitu pare nuk njeh se me kon po shkon ne shtrat as qe intereson bile veq me fitu pare e asj nuk duhet mej besu se veq rren sikur hashimi i jon

  2. Lisi, March 11, 2012:

    E keqja që e ka goditur sot Shqipërinë dhe popullin Shqiptarë në trojet e saj e tij, është e keqe që bri nuk ka ajo po duket që hyzmetin po ja bëjmë na vet “Shqiptarët”, pra, institucionet në të gjitha trojet etnike Shqiptare?

    Populli i Luginës së Preshevës, ka qen dhe do të jetë pjesë e KOSOVËS, sepse ata janë dhe do mbesin në tokat Iliro-Shqiptare, kështu që nuk duhet mohuar dëshirën dhe vullnetin tyre politik për t’iu bashkangjitur Kosovës, në bazë të referendumit të vitit 1992!

    Këto dy subjekte politike në kuvendin e Kosovës, LDK-ja dhe AAK-ja, të njëjtin qëndrim e kanë pasur edhe me bisedimet me Serbinë të ashtuquajtura bisedime teknike a në realitet ato kanë qen kryekëput krejt “politike” të cilat këto dy subjekte politike i kanë përkrahur në tersi.

    Por, kur e panë se në fund që rezultuan të favorshme për Serbinë, a në anën tjetër denigruese dhe shkatërruese për vet shtetin e Kosovës me Rezolutën 1244 me një “fusnotë” e cila ja heq statusin dhe sovranitetin e Kosovës (çështje e hapur),?! Para nja dy de ditëve , lider i LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, dhanë një deklaratë për shtyp ku thuhet se nëse Serbia i mban zgjedhjet në Kosovë në pjesë veriore duhet ndërprerë bisedimet me Serbinë, a nuk është një hipokrizi dhe absurditet me këtë lloj deklarimi me këto dy subjekte politike?

    Andaj në këtë vazhdë, të lihen përrallat dhe të hiqet dorë pre politikës antishqiptare dhe partive tjera satatlite të Prishtinës, Preshevës, Shkupit, Podgoricë dhe Tiranë. Ma në fund të ju mbyllet shtegu problemeve dhe të këqijave kombëtare që i godasin shqiptarët dhe ta bëjmë SHQIPËRIN NATYRALE!!!

Komentoni