Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) mori vendim dje për pranimin e gjithë maturantëve me sukses të shkëlqyeshëm nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, si dhe nga Mali i Zi në universitetet publike të Prishtinës e të Prizrenit, kanë njoftuar burimet nga kabanetit të ministrit Ramë Buja agjencinë inoformative Presheva Jonë.

Burimet e njejta kanë njoftuar se Vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë I Republikës së Kosovës, i nënshkruar nga ministri Ramë Buja, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi. Ky vendim flet për nje gjest dhe përkujdesje të ministrsië së arsimit nga Republika e Kosovës për bashkëkombasit nga Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi.

SHPËRNDAJE