Princesa britanike Kate Middleton, shtatzënë. Cifti kanë biseduar, janë marrur vesh:Po te jetë vajzë, do ta pagëzojmë – DIANA, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”, duke ju referuar mediave britanike.

 

dukesha e Cambridge, është shtatzënë, por sipas revistës “Star”, çifti mbretëror po pret disa javë, përpara se ta publikojnë botërisht.

Një burim ka thënë për revistën e përjavshme: “Miqtë thonë se Kate është e bindur se është shtatzënë, por për momentin ajo dhe William po përpiqen ta mbajnë të fshehur, ndonëse janë shumë të lumtur”.

Me sa duket dukesha është në javët e para të shtatzënisë dhe çifti po pret të sigurohet mirë përpara se ta bëj publik lajmin e gëzueshëm, shkruan Shqip.

“Do të njoftohet formalisht nëpërmjet zyrës së shtypit të pallatit mbretëror, por kjo do të ndodh vetëm pasi gjinekologu “mbretëror” do të jetë absolutisht i sigurt se Kate është shtatzënë dhe në formë të mirë”, ka thënë një burim.

SHPËRNDAJE