Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu, vazhdon të kërkojë atë që e meriton nga institucionet e Kosovës. Fituesi i medaljes olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga institucionet e Kosovës. “Shumë sportistë ikin nga Kosova, duke e parë se askush nuk përkujdeset për ta dhe nuk ia rregullojnë as statusin e sportistit të merituar. Shpresoj se institucionet e Kosovës brenda dhjetë ditëve do të më kthejnë përgjigjen, sepse e kërkojë një vend pune që e meritojë”, ka thënë Salihu, duke shpresuar se këto ditë do të definohet edhe ligji për sport që i mundëson një pension si sportist i merituar.

SHPËRNDAJE