Sonte në Lucern të Zvicrës presim një lojë dinjitoze dhe publik dinjitoz, është ky apeli i presidentes zvicerane drejtuar fansave zviceranë dhe shqiptarë leshuar sot përmes agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”, ku sipas  Shoqatës së Futbollit Zvceran (ASF). Lucerni , rrespektivisht stadiumi i këtij qyteti pritet të puhstohet nga rreth rreth 10 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova,  Maqedonia e Luigna e Preshvës, tifoze këta kryesisht që jetojnë dhe punojnë në Zvicër…por edhe përreth  shteteve limitrofe të këtij vendi. 

Bernë 11 shtator
Janë të rralla deklaratat apo proncimet thuajse fare, të presidentëve të shteteve rreth lojrave sportive, në këtë rast të ndeshjeve futbollistike. Por, me përjashtim, sot presidentje zvicerane znj. Eveline Widmer-Schlumpf ju është përgjigjur pa hezitim pyetjes së agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“ për ndeshjen  mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Pyetjes sonë shtruar sot presidentes së Konfederatës helvetike znj. Eveline Widmer-Schlumpf se cfarë pret nga ndeshja e sontme në 20:30 në Lucern mes Shqipërisë dhe Zvicrës ,  ku në ekipin e këtij të fundit luajnë edhe zviceranë me origjinë shqiptare, nga Kosova? Duke qeshur presidenta zvicerane për „Presheva Jonë“ përgjigjet se „megjithse unë nuk jam një njeri që jap shumë prognoza, e mbi të gjitha në këtë sferë. Por, megjithatë t ju përkujtoj se ne i kemi mundësuar vedeve tjera,  shteteve të avancojnë në kampionin evropian, pasi ne e humbëm të drejten e kualifikim. Mendoj se ne do te avancojme në kampionatin botëror që shpresojmë se Zvicra do të fitojë në ndeshjet e ardhshme. Dhe jam optimiste dhe ju besoj djemve tanë se do të fitojmë.“

    

Se a do ndjek ndeshjen mëpërsëafërmi dhe cfarë rezultati ajo pret nga ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë në vazhdim znj. Widmer-Schlumpf  është përgjigjur: „Sa i përket ndeshjes së nesërme, fatkeqësisht nuk do të mund ta ndjek për shkak obligimeve dhe udhtimeve të mia zyrtare. Por,  nuk don të thotë kjo se nuk do ta ndjek, përkundrazi do ta përcjelle përmes ekranit televiziv. Sikur, lojtarët e ekipit tonë ashtu edhe ata shqiptarë kuqezinj janë talent  dhe të shkathët,  plotë energji…Por, ky talent dhe energji do të dëshmohet sigurisht sonte dhe besoj se do të fitojnë më të mirët. Unë i uroj ekipit zviceran dhe atij shqptarë në rend të pparë lojë të mirë dhe pastaj fitore. Unë,  e di pak, se kush mund të fitojë sonte në orën 22, por nuk dua ta them, tash këtu…“.

SHPËRNDAJE