Presidentja e Zvicrës-Ramës: Droga ne Shqipëri problem shqetësues


Bernë, 31 mars  -Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Presidentja e Zvicrës, Leuthard: Me Ramën folëm edhe për korrupcionin dhe drogën në Shqiperi
Gjatë qëndrimit në Bernë, në kuadër të një vizitë zyrtare, kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori shqiptar në Zvicër, Ilir Gjoni, zhvilluan një sërë takimesh, duke filluar nga Presidentja Leuthard, njëherësh ministre e Departamenti Federal të Mjedisit, Transportit, energjisë dhe komunikimit si dhe me personalitete të tjera nga qeveria zvicerane.
Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër, pas 25 vitesh, kjo është hera e parë që  kur një kryeministër shqiptar ndodhet për vizitë në Zvicër, nëse kujtojmë  vizitën e pare te ish-kryeministrit demokrat Aleksandër Meksi ne vitin 1994. Prandaj edhe presidentja e Konfederatës helvetike Doris Luthard gjatë konferencës së shtypit me gazetarë qëndrimin e kryeministrit shqiptare sot në Zvicër e ka konsideruar si “një vizitë historike”.
Pas takimeve të delegacionit shqiptar dhe zviceran në Bernë, kryeministri Rama dhe presidentja Doris Luthard  për gazetarët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi ku u beje fjalë edhe për krimin e organizuar, korrupsionit dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Në këtë konferencë shtypi e para e shteti zviceran Doris Leuthard ka shpjeguar para gazetarëve botëror se me Ramën kemi folur edhe për korrupsionin,  çështjen e drogës në Shqipëri, një problem tjetër shqetësues
“Mund t’ju them se me zotin Rama sot këtu në Bernë kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafikun e drogës në Shqipëri. Kam pasur përshtypjen se qeveria shqiptare është marrë me problemin e korrupsionit shumë seriozisht dhe dëshiron për të zvogëluar atë… ”, ka thënë presidenti i Konfederatës Zvicerane Leuthard  para gazetarëve.
Diskutimet u përqendruar gjithashtu në reformën gjyqësore, i cili gjithashtu synon të përmirësojë klimën e investimeve në Shqipëri, bashkëpunimin në migrimit, bashkëpunimit policor dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Rama falënderoi Zvicrën për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar ndaj emigrantëve shqiptarë, numri i të cilëve është rreth 250 mijë.
“Për Shqipërinë, Zvicra aktualisht është ndër vendet më të mëdha donatore bilaterale”, tha Rama. Gjatë takimit që u mbajt sot u nënshkruan edhe dy marrëveshje me një shumë prej 10 milionë franga për projekte në fushën e formimit profesional dhe decentralizimit.
Delegacioni zviceran shprehu shqetësim rreth tensioneve dhe krizave në rajon. Presidentja zvicerane Leuthard vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe theksoi se sa e rëndësishme ishte për sytë e Zvicrës që Tirana vazhdon të veprojë si ndërmjetës, duke ju referuar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë”.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni