Me rastin e zgjedhjes së sërishme Tuaj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe në emrin tim personal, do të doja që të shpreh urimet tona për Shkëlqesinë Tuaj dhe për Kombet e Bashkuara.

Zgjedhja e sërishme e Juaj demonstron suksesin në lidership dhe përkushtim të Shkëlqesisë Suaj për një botë më të sigurt dhe më prosperuese. Republika e Kosovës e vlerëson rolin që Kombet e Bashkuara kanë luajtur në Kosovë në promovimin e paqes, demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve.

Republika e Kosovës do të vazhdojë që të forcojë funksionimin demokratik të institucioneve të saj dhe të japë kontributin për paqe, stabilitet dhe përparim në rajonin e Ballkanit.

Shkëlqesia Juaj, pranoni sërish urimet e mia më të përzemërta për zgjedhjen e Juaj të sërishme si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Jusiguroj për respektin dhe konsideratën time më të lartë.
 

SHPËRNDAJE