Ose  Meqenëse Serbia e ditëve të fundit, sidomos  tash në prag të muajit mars,  po tregohet mjaft « gjentellmene »  shtrohet pyetja, a thua ky  «humanëzm» i Beogradit  dhe «gjenerozitet» i presidentit serb Tadiqit bashkë me  Ivanov të  FYROM-it ndaj Amserës së  vogël e  cila u shpëtua nga tragjedia në Restelicë falë ushtrisë së  Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja..sa do t’i ndihmonte  këtyre dy vendeve, për ta fituar statusin e kandites për në BE ?, thuhet veq tjerash në komentin redaksional që sjell sot agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

KOMENT REDASIONAL
Lajmi se «Zyra e Presidentit serb ka bërë me dije se Tadic paska marrur vendim që për cdo muaj të ndajë një shumë të caktuar dhe ta mbajë financiarisht Amsera Rekën, deri në moshën 18 vjecare.. » si dhe lajmi tjetër që «Amserja na qenka shtetase e Republikës së Maqedonisë dhe ata janë goranë maqedonas, të cilët edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës, kanë shtetësi maqedonase, ne do të përkujdesimi për atë…» kanë shkruar sot dhe dje mediat serbe dhe maqedonase, duke u thirrur në burimet e Beogradit dhe Shkupi zyrtar.
 
Ky lajm, këto infomacione mjaft të mira në shikim të parë, por ata që nuk i njohin djallëzinë  e Beogradit dhe FYROM-it, sigurisht këto lajme do ju besonte dhe do të ishin « Top News » në mas-media  duke bërë fjalë për « humanizmin » e Tadic apo të Ivanovit. Aq më tepër do të ishin të besueshme këto lajme, qofshin edhe për emër apo fushatë, që  kanë të bëjnë me financimine  Amserës së shpëtuar, duket  sikur ajo të kishte pikur dikah nga qielli në Restelicë dhe se në mjedisin ku u shpëtuan thuajse nuk paska fare kush ta financoj apo të mbikqyrte ket voglushe që i shpëtoi tregjedisë në Restelicës,  falë ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saja.
 

Dhe tash, deklaratat e  Tadicit dhe Shkupit zyrtar jo që nuk u mirëpritën, por edhe u refezuan nga vet familja Reka nga Resetelica duke u cilësuar si dicka abuzive, politike dhe manipuluese. Kjo dëshmohet edhe në një reagim të familjes Reka, që transmeton KTV , përmes të cilit televizion  ka sygjeruar  presidentin serb  Tadic që ta shikoje hartën sepse “vetëm ashtu e merr vesh ku është Restelica, meqë ai ka harruar ku është ky fshat. Jemi të shqetësuar rreth thënieve se ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë, ne e kemi shtetin tonë, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjind pranë gjatë gjithë kohës. Kjo është lojë politike e Serbisë.”

Jo vetëm kaq, sikur  presidenti Tadic dhe Ivanov të ndihmonin për shembull  qindra fëmijë jetimë  të Luginës së Preshevës dhe në FYROM ndoshta, ndokush do t’i besonte këtij «gjenoriziteti »  të Serbisë dhe Maqedonisë ndaj voglueshes Amsera. Por, këta deri më tani nuk kanë marrur asnjë cent as nga Beogradi  e as nga « Skopje » Madje, sipas disa mediave këtë «gjest human » nga ana e Beogradit  dhe « Skopjes » po bëhet për shkak se ata qenkan tërbeshë dhe po flitkan serbisht(?!)  me këto deklarata këto dy qendra sllave dalin publikisht  jo vetëm qesharak dhe manipulues me emocinet e njerëzve,  por edhe raciste, kur dihet se në vendbanimet shqiptare sikur në Serbi ashtu edhe në FYROM sot ka mijëra fëmijë shqiptarë jetim të cilët jo vetëm se nuk ndihmohen , por edhe diskriminohen duke shitur ata rrugëve cigare apo « eblebija » para hundëve dhe mercedesëve të zi të Tadicit dhe Ivanovit kur ata parakalojnë kah sheshi «Knajz Millosh» apo në «Bit Pazar».
 
Dhe tash shtrohet pse ky humanizëm i Tadiqti dhe Ivanov nuk dëshmohet me keta fëmjë shqiptarë  pa prindër, jo që i kanë humbur nga dëbora, por të cilëve u janë vrarë apo sot dergjen në burgjet sllave sebo-amqedonase ? A thua loja me emrin e Amserës së vogël dhe fjalëve të mëdha « humaniste » të Beogradit dhe Shkupit  sa do t’i shërbente Serbisë dhe FYROM-it për t’ju ofruar BE-së ?

Nëse kaq human na qenka ky kryetari serb Tadic, pse nuk ju vie në ndihmë financiare mbi 1000 fëmijë shqiptarë në Luginën e  Preshevës pa prindër dhe ai fut hundët në Kosovë, kur voglushja e shpëtuar nga ushtria e Republikë së Kosovësi dhe institucionet e saja…ka gjitha të mirat, për t’u mbajtur jo vetëm deri në moshëm 18 vjet, por deroi në 180 vjet, nëse Zoti i jep  jetë.


Meqenëse Serbia e ditëve të fundit, sidomos  tash në prag të muajit mars,  po tregohet majft « gjentellemene »  shtrohet pyetja, a thua ky  « humanizmi » i Beogradit  dhe « gjeneroziteti » i presidenti serb Tadiqit bashkë me Ivanov ndaj Amserës së vogël e  cila u shpëtua nga tragjendia në Restelicë falë ushtrisë së  Republikës së Kosovës dhe isnitucioneve të saja..sa do t’i ndihmonte  ketyre dy vendeve për ta fituar statusin e kandites për në BE ?, thuhet veq tjerash në fund të komentin redaksional që sjell sot agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.
SHPËRNDAJE