Presidenti Sarkozi i ka shkruar homologut shqiptar Pacollit, duke uruar atë në kyre te shtetit

Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka siguruar Kosovës mbështetjen e mëtejshme të vendit të tij.

Këtë mesazh Sarkozy e ka shprehur në një letër dërguar presidentit të ri të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Kosova ka bërë reforma thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe në sundimin e ligjit”, shprehet Sarkozy në letrën e tij.

Letra në fjalë iu dorëzua presidentit Pacolli nga ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni