Presidenti, raundi i parë pa asnjë emër

Mazhoranca do të shkojë pa një emër për president të vendit në raundin e parë të votimit. Në takimin e sotëm mes dy krerëve të grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi nuk u arrit konsensus për kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.

Gjithashtu Komisioni i ligjeve i cili është mbledhur rreth orës 09.30 minuta ka konfirmuar se nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar për garën presidenciale. Komisioni ka miratuar një raport në të cilin zyrtarizohet se asnjë firmë deputetetësh nuk është paraqitur si mbështetje për emra konkretë për President.

Sipas raportit votimi në raundin e parë do të quhet i ezauruar edhe pse nuk ka asnjë kandidat zyrtar. Kështu pas seancës së sotme, raundi i dytë pritet të zhvillohet më 4 qershor.

Ndërkohë, kreu i PS-së, Edi Rama pak minuta para se të nisë seanca parlamentare për votimin e Presidentit ka mbledhur Këshillin Politik të të urtëve, ku është diskutuar lidhur me qëndrimin e opozitës për çështjen e presidentit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni