Presidenti Obama: Xhihadistët Europianë, kërcënim për SHBA

Barack-Obama_2680818bSHBA- Presidenti Obama deklaron se xhihadistët Europianë janë një kërcënim për SHBA-në. Në një intervistë për rrjetin Amerikan ‘EJ BI Si’, presidenti Obama paralajmëroi se ata Europianë të cilët kanë përqafuar xhihadin në luftën e Sirisë dhe Irakut janë një kërcenim për Shtetet e Bashkuara, sepse me pasaportat e tyre mund të hyjnë në territorin Amerikan pa vizë.

“Kemi parë Europiane që shprehin simpati për kauzën e militantëve duke udhëtuar në Siri dhe në Irak, duke u përfshirë në betejë. Më pas ata kthehen në vendin e tyre” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke nënvizuar se ata kanë një pasaportë Europiane dhe për këtë arsye nuk u nevojitet një vizë për të hyrë në Amerikë.

Rreth 800 qytetarë francezë kanë marrë pjesë në luftën civile të Sirisë, sipas vlerësimit më të fundit, ndërsa Belgjika njofton se 200 qytetarë të saj kanë bërë të njëjtën gjë. Britania e madhe e vendos këtë numër në 400 për qytetarët e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni