Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka uruar popullin e Republikës së Kosovës për përvjetorin e katërt të pavarësisë.

“Kosova mund të jetë shtet i ri, por ju keni një të ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbështetjen e një Kosove të pavarur, sovrane dhe multietnike”.

“Përgëzoj udhëheqësit e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj aspiratave të qytetarëve kosovarë, përmes institucioneve demokratike, mundësive më të mëdha ekonomike, si dhe promovimit të sundimit të ligjit. Kjo rrugë do t’i çojë qytetarët e Kosovës drejt integrimit të plotë euro atlantik”, thuhet në mesazhin e zonjës Clinton.

Kryediplomatja amerikane ka thënë po ashtu se SHBA ja do të punojë me popullin kosovar për një Kosovë më të sigurt, më paqësore dhe më prosperuese.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Në urim thuhet:

Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë.

Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik.

Ndërkohë që punoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, përfundon urimi i presidentit amerikan, Barack Obama.

SHPËRNDAJE