Presidenti Nishani takohet me kreun e OSBE-së, Wollfarth

Presidenti Bujar Nishani takohet sot me kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në presidencë, ndërsa është takimi i parë që presidenti Nishani zhvillon me ambasadorin Wollfarth pas marrjes së detyrës dhe gjithashtu i pari me një nga diplomatët e lartë të akredituar në vendin tonë.

Mendohet se temë e diskutimeve mes tyre të jetë situata politike në vend, dhe reformat që vendi duhet të plotësojë si kusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Pritet që reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë të jenë në qendër të diskutimeve mes kreut të shtetit Bujar Nishani dhe ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni