OBAMA: Nuk goxon më të përsëritet një akt i tillë !

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi falje në një letër derguar homologut të tij afgan Karzai Hamid për djegien e kopjeve të Kur’anit në një bazë ushtarake amerikane, njofton agjencia “Presheva jonë” duke ju referuar nga burimet e agjencive botërore

 

FGjenvë, 23 shkurt/AIK-presheva Jonë

“Dëshiroj t’ju shpreh keqardhjen time të sinqertë për incidentet e raportuara.”, ka shkruar presdienti ameriman Barka Obama Obama, i cili ketë incident e ka quajtur si gabim.

Një “oficer amerikan”, nga kabuli  është përgjegjës për djegien e një kopje të Kuranit në një bazë ushtarake që ka shkaktuar tre ditët e trazirave në Afganistan, është thënë nga  presidenca afgane.
“Qeveria e SHBA ka pranuar gabimin” është dekalruar nga zyra e kreut të shtetit, Hamid Karzai, pak minuta pasi ai e bëri publike “keqardhjet” e presidentit Barak Obama për popullin Afganistan.

Letra nga kreu i qeverisë amerikane “siguron se ndaj këtij veprimi do të merren në përgjegjësi për të shmangur përsëritjeve të aktet e tilla” kjo dekalratë u leshua të enjten e apsdites , nga ambasadori amerikan në Kabul, Ryan Crocker. Presidenti Barack Obama i ka kërkuar ndjesë popullit afgan për djegien e Kuranit nga ushtarët në një bazë amerikane në Afganistan. Në një letër drejtuar Presidentit Hamid Karzai, Obama shprehu “keqardhjen e tij të thellë” dhe tha se incidenti që ndodhi në fillim të kësaj jave ishte një gabim i vërtetë.

Demonstrata për këtë veprim të amerikanëve ka vazhduar për të tretën ditë radhazi në pjesën lindore dhe veriore të Afganistanit. Të mërkurën u vranë gjashtë afganë në protestë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa dje mendohet se dy ushtarë amerikanë humbën jetën pas një sulmi që mendohet të jetë përgjegjësi e talebanëve.

 

Letra e Obamës, dorëzuar nga ambasadori amerikan në Afganistan, e siguroi presidentin afgan se autoritetet amerikane do të pyesin dhe hetojnë të gjithë ata që janë përgjegjës. “Unë përcjell vlerësimin tim të thellë dhe kërkoj nga ju dhe njerëzit tuaj të pranojnë faljet e mia të thella”, shkruhej në letër. Deputetët afganë, pas një seance të jashtëzakonshme, dënuan aktin dhe i kërkuan qeverisë që të dërgojë një përfaqësi në bazën e Bagramit për të zbardhur incidentin. Sipas raportimeve, Presidenti Karzai tha në Parlamentin afgan se një oficer amerikan ishte përgjegjës për djegien e librit të shenjtë. Por sipas tij, kjo ishte bërë nga “injoranca”. Në ditën e tretë të protestave turma bërtiste “vdekje Obamës”, qëllonte me gurë dhe i vuri zjarrin flamurit amerikan. Ndërkohë talebanët u kanë bërë thirrje afganëve për të vrarë të huajt dhe forcat pushtuese në shenjë hakmarrjeje për djegien e Kuranit. 
Përmes një deklarate, një zëdhënës i talebanëve tha se afganët nuk duhet të ndalin protestat dhe të vënë në shënjestër baza ushtarake, për t’i dhënë atyre një mësim që të mos guxojnë më kurrë të cenojnë Kuranin. Zyrtarët amerikanë mendonin se të burgosurit talebanë po i përdornin librat për të përcjellë mesazhe te njëri-tjetri dhe mbetjet nga librat e djegur janë gjetur nga disa punëtorë lokalë në Bagram, në rrethinat e Kabulit. Ushtarët, sipas informacioneve të para, me sa duket nuk e kanë pasur ndër mend që të prekin me vetëdije ndjenjat e afganëve. Duket se e kanë bërë më shumë nga pakujdesia. Por e vërtetë është se dëmi është i madh. Përdhosja e shkrimit të shenjtë të myslimanëve ka shkaktuar në të kaluarën protesta të dhunshme në Afganistan.

SHPËRNDAJE