Shkruan: Shefqet DIBRANI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është bos?! Ai nuk e përfill kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, as kryesinë e LDK-së, as deputetët e kësaj partie, as zagarët e internetit që e mbrojnë Isa Mustafën, as FARK-istat e Bujar Bukoshit, madje atij si ha palla për askënd, sepse të gjitha ëndrrat për karrierë politike i ka realizuar në saje të tradhtarëve të LDK-së, e cila është shtresa me e coftë e shoqërisë politike në Kosovë.

Me ndonjë përjashtim të vogël të gjitha strukturat e LDK-së i qiti për tokë, pse iu vjen inati për ta pranuar, sepse po të ishin gara sportive, dhe po të ishte gjallë edhe Lah Nimani, ky duel që moti kishte marrë epilogun e dorëzimit.

Isa Mustafa, mundet tashti me luajt vetëm K.. me strukturat e brendshme të LDK-së, se për me të tjerët u pa puna e tij. Dërgimi në Kuvend i projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pa e bërë hesap Kryeministrin e Kosovës, akademik Isa Mustafën, e bënë këtë të fundit “Qyqe të rremit”, por mos konsultimi as me ministrin e FSK prof. dr. Haki Demollin, e bënë edhe këtë të mos të ndihet mashkull.

Pse LDK-istave, po iu vjen inati tashti nga suksesi i Hashim Thaçit?! I mençuri shkruan kurse budallai mban mend, thotë një proverb popullor?! E ju as nuk keni shkruar, e as nuk e paskeni mbajtur mend mirë proverbin e dashurisë së “Pulës me Patanin”?! Të mos zgjatem, por Patani i ka dal borxh Pulës, kur i ka thënë se dashuri kollaj mund të bëjmë, por a e ke matur të pasmen nëse ta zë me të dal voja?! E, tashti shtatëzanësia e  LDK-së, me tereqet  e SHIK-ut, duhet t’i bart edhe këto pasoja?!

Henejse, ne e dimë se Kosova ka përvoja të mëdha për dashuri pa e matur të pasmen. Kujtojeni rastin e shishes së Martinoviqit në Gjilan,  nga është kumbara i kësaj martese Lutfi Haziri,  e bash Luta ia pat gjetur Isa Mustafës partnerin për dashuri?! Tashti Isa Mustafës, vetëm Haxhi Luta, kumbara i tij, mund t’ia nxjerr shishen nga bytha?!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka ardhur nga planeti në krye të Kosovës, këtë të gjithë e dimë. Po ashtu të gjithë e dimë se ai i ka marrë votat edhe të deputetëve të LDK-së, dhe vazhdimisht e ka pasur mbështetjen e hapur të Isa Mustafës?! Madje disa deputet të LDK-së, dhe disa këshilltar me muliçka në fytyrë e dini sa janë harlisur pas Hashim Thaçit. Tash si kanë fytyrë të çirren si qurraveca?!

Po ashtu Presidenti i Kosovës e ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të analistëve, të Shoqërisë Civile, dhe qe besa edhe mbështetjen e fuqishme të partnerëve strategjik, në mesin e të cilëve po e përmendim Ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili edhe jashtë kompetencave diplomatike ka lobuar haptas për t’u bërë Hashim Thaçi, President i Kosovës. Kjo gjë  tashmë dihet publikisht, e për fatin tonë të mirë, shumë gjëra janë të shkruara dhe të regjistruara andaj të mos hidhërohet z. Delawie nëse ia kujtojmë këtë gabime.

Edhe shkeljet kushtetuese të Hashim Thaçit, sikurse edhe shkeljet e tjera ligjore nuk janë risi për sistemin e drejtësisë në Kosovë, përkundrazi janë pjesë e aventurave që i patën nisur ish Presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Begjet Pacolli, duke vazhduar me Isa Mustafën për postin e Kryeparlamentarit, dhe me rastin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë. Ne të gjithë e dimë se për këto shkelje ka reaguar Gjykata Kushtetuese. Ndonëse dy të parët i kanë bartur pasojat, Isa Mustafa vazhdoi aventurën e tij në dëm të Kosovës, me shkelje të mëtutjeshme, qoftë të statusit dhe programit të partisë, qoftë duke e degraduar demokracinë e brendshme dhe sistemin zgjedhor, e qoftë duke u treguar i ashpër dhe diktator kur i ka ndëshkuar kryetaret e degëve të LDK-së në Diasporë, madje ai nuk ka ngurruar duke shpifur e akuzuar këdo që ka guxuar ta kundërshtojë, që d.m.th. shkeljet statusore, ligjore dhe kushtetuese për Isa Mustafën janë bërë hallvë e çervish për të.

Në qoftë se Presidenti i Kosovës, paska bërë tradhti?! Atëherë, ai tradhtinë nuk e ka bërë vetëm, sepse atë e ka mbështetur vazhdimisht Isa Mustafa bashkë me një pjesë të deputetëve të LDK-së. Atë e kanë mbështetur analistët, Shoqëria Civile e deri tek Ambasadori i Amerikës në Kosovë z. Delawie.

Tani të mos iu vjen keq për të folur, sepse nëse juve ua paska mbyllur gojën Hashim Thaçi, ka kush flet për juve, andaj po shkojmë radhazi.

Ku janë ato media, ata gazetar dhe gjithë ajo brigadë e analistëve politik dhe penalistëve nëpër emisione, monotone e maratone, nëpër TV-të e Kosovës që ulërinin për ta zgjedhur atë President? Tash  ata që deri dje kanë agjituar për ta bërë Hashim Thaçin, President të Kosovës, nuk duhet me harruar kaq shpejt se çfarë kanë folur, çfarë kanë premtuar e çfarë kanë garantuar nëse Hashim Thaçi bëhet president?! Ai u bë President, por ku mbeten premtimet dhe cilat janë sukseset e tij?

Tash është kollaj  vetëm me u pozicionuar në anën e kundërt, sepse as ju nuk mund të bëheni patriot, duke e bërë jo vetëm Hashim Thaçin, por Presidentin e Kosovës tradhtar?! Madje kjo marrëzi bëhet, pa ia vënë gishtin kokës së tyre, pa e vrarë mendjen për tradhtinë që vet ata dikur ia kanë bërë Kosovës?! Atëherë kur agjitonin, propagandonin, e mbronin, duke e lustruar e pastruar, deri në shkallë himnizimi, Hashim Thaçin.

Por, kjo kastë gazetarie është bërë edhe milionere, kurse pupat e pasurisë i kanë nga koha e kolaboracionizmit me sistemin serb në Kosovë, atëherë kur prindërit e kësaj gjenerate dikur ose ishin udbasha me damkë,  ose ishin Prokuror e Gjykatës, ose zyrtar të lartë, po shumë sish informator të zellshëm, andaj nuk duhet të teprohet?! Edhe atëherë Kosovën e patën marrë në qafë me Isa Mustafën, sepse klimën politike, si kudo në botë, edhe tek ne, po e bëjnë mediat e shkruara dhe televizionet e shumta.

Ne kemi problem për të folur sepse këta drejtues të mediave të sharritin, dhe nuk ka sharrëxhi që të sherritë siç bëjnë analistët e penalistët nëpër televizione, dhe këtë e bëjnë në emër të fjalës së lirë, në emër për t’i ruajtur raportet me partneret strategjik?! E atëherë partner strategjik e kishin Serbinë, prandaj propagandonin për vëllazërim – bashkimin e tyre, tash po këto fytyra, po me këtë refren na janë mbushur gazetat e ekranet televizive me shprehje demokraci dhe partner strategjik, por në esencë, tradhtia e tyre kundër Kosovës dhe Amerikës mbete e njëjtë dhe e pandryshueshme. Kur jemi këtu, disa nga gazetarët e rinj të mos preken, por disa sish po iu shërbejnë bosëve të tyre me fanatizëm, prandaj do të ishte mirë me menduar për të ardhmen e tyre.

E tani shtrohet pyetja, për cilin moral na flet Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së, të cilët, me votën e tyre e kanë bërë President Hashim Thaçin. Ai nuk e tradhtoi LDK-në dhe Isa Mustafën, por Isa Mustafa, kryesia e LDK-së, dhe deputetët që e votuan, e mbështetën dhe u servilen para tij, i tradhtuan premtimet e tyre, e tradhtuan elektoratin e tyre dhe i kanë prerë në besë të gjithë dashamirët dhe veprimtarët e LDK-së.

Hashim Thaçi, nuk e ka prerë në besë Isa Mustafën kur ishte i tillë, por thjesht nuk i ka besuar atij. Hashim Thaçi, sigurisht e ka konsideruar të paaftë për të vepruar, dinak dhe frikacak sa të duash, pa bërë një veprim të mirë për Kosovën. Hashim Thaçi e ka anashkaluar dhe injoruar edhe Ministrin e FSK-së, prof. dr. Haki Demollin, sepse nuk i ka besuar as atij.

Hashim Thaçi e njeh mirë Isa Mustafën, i cili si komunist që është, asnjë këshilltar dhe asnjë zyrtar në partinë dhe qeverinë e tij nuk i ka zgjedhur të aftët dhe me dinjitet, prandaj Hashim Thaçi iu paska mëshuar vijë, i ka fshirë me gumë të traktorit, na fshinte dikur neve të diasporës, akademiku i LDK-së Sabri Hamiti!

Kundër diasporës, kundër veprimtarëve të LDK-së, janë que peshë edhe Isa Mustafa me zagarët e tij. Prandaj Presidenti i Kosovës, ia paska qëlluar se kush jeni ju, andaj nuk ju paska formatur?! Hiq, asnjë për be, të gjithë i paska vetëm për numra, për t’i realizuar qëllimet e veta, prandaj LDK-ja po korrë atë që e ka mbjell, asgjë ma shumë.

Deputetët e LDK-së dhe Kryesia e LDK-së duhet ta dallojnë tradhtinë me mosbesimin. Hashim Thaçi nuk mund t’i tradhtojë ata që janë tradhtar, prandaj të gjithë ata që ia kanë dhënë votën Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, janë pjesë e tradhtisë së madhe, dhe janë pjesë e largimit të Kosovës nga Partneret Strategjik. Janë ata deputet që me votën e tyre e kanë izoluar Kosovën. Jo opozita?! Të mos shesin dokrra deputetet e LDK-së, sepse janë ata deputet që e patën votuar me aklamacion Isa Mustafën, i cili, si askush tjetër, e ka lënduar procesin zgjedhor, edhe brenda LDK-së.

Janë ata deputet që votuan kundër diasporës, për tu bërë pjesë e proceseve të brendshme të LDK-së, dhe kurrë nuk e ngritën zërin e tyre në mbrojtje të diasporës. Madje aventurier e shërbëtor të Isa Mustafës erdhën edhe në Zvicër, për t’i realizuar planet tradhtare kundër demokracisë, kundër platformës politike që e kanë realizuar elita intelektuale e vendit.  Tash le të flasin Armend Zemnaj, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Teutë Rugova, Salih Morina, Sokol Haliti, e bimëza të tjerë si këta, për të shpjeguar cili ishte misioni i tyre në Zvicër, kur takuan zvarranikët e tipit Haki Latifi.

Tash duhet të flasin Anton Quni, Doruntinë Maloku, Teutë Rugova, çfarë marrëveshje të nëntokës paskan pasur me nënkryetarin dhe sekretarin e Degës së LDK-së në Zvicër, për ta shantazhuar një proces të rregullt zgjedhor, dhe për ma shumë për ta tradhtuar kryetarin e degës së LDK-së në Zvicër, atë që ishte mik i prindërve të tyre. Tashmë këta tradhtar nuk është mirë që të thërrasin për tradhtinë që ia paska bërë dikush tjetër Kosovës, pasi rrugën kjo kategori ia ka asfaltuar?!

Edhe për Demarkacionin me Malin e Zi, janë militantët e LDK-së, që mbllaçitën më së shumti për t’ia falur tokat e Kosovës Malit të Zi. Madje tradhtarët e LDK-së dinë t’i kërcënojnë komisionet profesioniste se do t’i përjashtojnë edhe nga partia?!

Vetëm një gjë dihet se  pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të kishte bërë Hashim Thaçi. Prandaj Presidenti i Kosovës mundet me i tradhtuar vetëm ata që nuk e kanë votuar?! Kurse elektoratin e LDK-së e tradhtoi Isa Mustafa, kryesia e LDK-së dhe deputetet e saj. Andaj të gjithë ata që kanë tradhtuar strukturat partiake, të mos flasin sepse janë pjesë e tradhtisë së përgjithshme. Por ju garantojë se Hashim Thaçi, nuk i ka tradhtuar tradhtarët e LDK-së, sepse mosbesimi, mospërfillja kundër LDK-së dhe Isa Mustafës nuk është tradhti, por është vlerësim real, pasi bëmat dhe veprimet e tyre janë të njohura, të ditura dhe shumë të kritikuara.

Ne jemi dëshmitarë okular se sa here Isa Mustafa ka thënë e deklaruar se raportet e tij me Hashim Thaçin, janë korrekte, jonë të mira?! E kemi ditur se nuk është e vërtetë, pasi për rrena, gënjeshtra dhe tradhti na janë të njohur që të dytë. Andaj e bajëshi me shëndet thotë një urti popullore.

Ku janë tashti këshilltaret e Isa Mustafës të cilët shkumonin duke i mbrojtur tradhtitë institucionale. Tradhtinë nuk ua solli Hashim Thaçi, atë e gjeti në mesin tuaj. Ai nuk iu bëri tradhti, por ju e keni bërë tradhtinë fillimisht kundër elektoratit, kurse tashti vetëm u tradhtuat në tradhtitë e një njeriu që gjithmonë e keni cilësuar për tradhtarë, prandaj çirrjet e juaja janë të njerëzve të dobët, moralisht e kombëtarisht,  me gjene tradhtare mbase fund e krye.

Nëse Hashim Thaçi paska tradhtuar, këtë le ta bartin me shëndet votuesit e tij, mbështetësit e tij, dhe të gjithë deputetët që ia mundësuan atij me u tallur sot me Kosovën?! Po, po, Isa Mustafa din të bëhet i egër e kriminel vetëm me njerëzit e partisë së tij, por përpara Hashim Thaçit, ai gjithmonë ka qen pulë e lagur, ai kurrë nuk pipëtinë. Madje të mos befasohemi, nëse Hashim Thaçi një ditë na i zhvesh krejt cullak dhe na i hedhë në sheshin e Prishtinës, për ta bërë horë LDK-në. Prandaj nuk duhet shitur as trima, nuk duhet as me kërcënuar, sepse jeni tepër frikacak, kot po bërtisni kapni hajnin, ne iu njohim!

Ku jenë zyrtarët e LDK-së që e sollën Kosovën në këtë gjendje?! Flisni ju që nuk patët kuraje me u takuar dhe me biseduar me veprimtarët e LDK-së nga Diaspora, por u treguat kriminel e armiqësor, tregoni trimëritë tuaja tashti me Hashim Thaçin?! Ju vetëm me diasporën e LDK-së, jeni agresiv, vulgar dhe jo falënderues, kurse Hashim Thaçit e Kadri Veselit po i servileni deri në marrëzi. Jeni bërë pula të lagura.

Tashti Presidenti Juaj, po luan me ju sikur të ishit Ju kukulla?! Po bash kukulla jeni bërë! Hë flisni dhe na tregoni haptazi cili qenka misioni juaj. Qele gojën Hero i Luftës dhe Paqes se të ka ardhur dakiki me u kallxu trim, fol shoku akademik i LDK-së, se mallkimi i Degëve të LDK-së në Diasporë do t’iu përcjell edhe juve deri në varr?!

Pse ankoheni ju për tradhtitë e Presidentit, kur me tradhtitë e juaja kundrejt votuesve tuaj atë e bëtë President të Kosovës. Tradhtia e Hashim Thaçit, nëse bëhet?! Ajo bëhet vetëm për karrierën e tij personale, kurse tradhtia e juaj bëhet për pikë të qejfit, për t’ia lehtësuar atij veprimet dhe për t’ia lënë duart e lira të bëjë pazare me Kosovën?!

Duhet t’i thuhet qartë edhe Ambasadorit të Amerikës z. Greg Delawie, se është lajthitur me Hashim Thaçin. S’ka asnjë dyshim, Amerika ka bërë lajthitje në raport me mafinë e korruptuar politike në kosovë. Andaj as Ambasadori nuk ka pse të hidhërohet  me Hashim Thaçin, sepse Presidenti i Kosovës nuk e ka tradhtuar as atë dhe as Amerikën?! Ishte pikërisht ky  Ambasador, që pat ushtruar trysni tek deputetët për ta bërë President të Kosovës Hashim Thaçin, tash pse duhet të reagojmë, kur krejt veprimtaria e tij ka qen e njohur. Por nëse FBI nuk e paska ditur është mëkat, në të kundërtën është gabim i madh t’i besosh një personi të njohur për aventura, po më shumë për t’i besuar një koncepti dhe një ideologjie e cila gjithmonë ka qen kundër Amerikës. Përkatësisht historia politike, diplomatike dhe strategjike e Amerikës, kurrë nuk iu ka besuar komunistëve e as marksist – leninistëve?! Pse ky besim u arrit me marksist-leninistët dhe me nomenklaturën titiste të LKJ në Kosovë, është për t’u studiuar, por duhet urgjentisht për t’u korrigjuar, sepse kjo ideologji tërë platformën politike e ka të ndërtuar mbi tradhti klasike që është pjesë e strategjisë së tyre dhe e luftës psikologjike antiamerikane.

Tashmë ka ardhur koha që analistët, penalistët e televizioneve, gazetar e shkrimtarë të flasin pse e tradhtuan Kosovën, kur ia bënë President këtë person të dyshimtë, i cili padyshim nuk ka ardhur me duar në xhepa deri këtu.

Tash na flisni me standarde të dyfishta, që në shqip mund të përkthehet, jo dyfytyrësi, po pafytyrësi klasike. Të gjithë mbështetësit e Isa Mustafës duhet të shporren nga jeta publike sepse me dorën dhe votën e tyre, Hashim Thaçin e bënë President, tashti me votën e tyre duan t’i falin toka Malit të Zi, me sjelljen e tyre e kanë varfëruar vendin dhe e kanë izoluar Kosovën nga e gjithë bota.

Prandaj i bëjmë thirrje publike Ambasadorit të Amerikës z. Greg Delawie, që ai të ndryshojë qasjen ndaj mafisë politike në Kosovë dhe njëkohësisht të ushtrojë ndikimin e tij tek Departamenti i Shtetit në Amerikë, për të krijuar një lloj Vettingu për Kosovën, dhe për ta krijuar një komision kontrolli i cili mafisë politike të Kosovës, do t’ua kalonte nëpër skanim profesional, të gjitha pasuritë e krijuara me korrupsion, për t’ua verifikuar të gjitha arritjet akademike, dhe për të nisur një hetim i hollësishëm për manipulimet e shumta nëpër proceset e brendshme zgjedhore, aty ku sistemohen kasta tradhtare që kanë synim për ta rrënuar Kosovën, dhe për ta dështuar Amerikën në Kosovë, sepse tradhtia është pjesë e këtyre proceseve!

 

St. Gallen, 11.03.2017.

SHPËRNDAJE