Sipas burimevtë agjencisë “Presheva Jonë” , marrëveshjen e ka arritur Partia Demokratike Shqiptare  e Ragmi Mustafës e cila i ka fituar zgjedhjet lokale në Preshevë gjithsej 17 këshilltarë dhe Rilindja Demokratike e Ramil Latifit e cila ka fituar 3 mandate në parlamentin e ardhëm lokal të Preshevës.

 

Preshevë, 26 maj

 

 

Në Preshevë është firmosur,respektivisht është zyrtarizuar  marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës bazuar nga rezultatet e zgjedhjeve të lokale të 6 majit 2012. Sipas burimeve tona, marrëveshjen e ka arritur Partia Demokratike Shqiptare  e Ragmi Mustafës e cila i ka fituar zgjedhjet lokale në Preshevë gjithsej 17 këshilltarë dhe Rilindja Demokratike e Ramil Latifit e cila ka fituar 3 mandate në parlamentin e ardhëm lokal të Preshevës. Këto dy parti edhe zyrtarisht kanë publikuar marrëveshjen e  arritur për formimin e organeve të pushtetit lokal në komunën e Preshevës të cilët së bashku përbëjnë shumicën e që  do të qeverisin në mandatin e ardhshëm komunal në Preshevë. Në vazhdim po paraqesim marrëveshjen e firmosur nga liderët e këtyre subjekteve politike ragmi Mustafa dhe Ramiz Latifi.

 

Në nenin 1 të  marrëveshje thuhet se rregullohen raportet për funksionimin e pushteti lokal në Preshevë si dhe ndarjen e funksioneve dhe përgjegjësive deri në fund të mandatit katërvjeçar , pastaj në neni 2 thuhet se bashkëpunimi dhe ndarja e funksioneve në mes PDSH dhe RD është bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 6 majit , bashkëpunimin e suksesshëm në udhëheqjen e pushteti lokal në mes dy subjekteve në periudhën e kaluar si dhe orientimet programore të përafërta dhe jo përjashtuese në mes tyre. E neni tre thotë se Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike janë dakorduar që RD të udhëheq me këto funksione në pushtetin lokal:

1.   kryetarin e kuvendit komunal

2.   dy anëtarë në këshillin komunal

3.   udhëheqsinë e fondit për punë komunal dhe ndërtimore

4.   drejtorin e shtëpis së kulturës ,, Abdulla Krashnica ,,

5.   Ndërmarrjen Publike MOravica dhe

6.   drejtorin e bibliotekës Mehmet Jusufi ndërsa funksionet tjera në pushtetin lokal do ti takojnë Partisë Demokratike Shqiptare.

 

Sipas burimeve tona,këto dy subjekte kanë në plan të parë këtë koalicion ta zgjërojnë edhe me partinë tjetër më të vogël BDL e Skender destanin e cila ka fituar 2 mandate në zgjedhjet e majit. PDSH në zgjedhjet lokale të 6 majit fitoi më së shumti vota, gjithsej 6.604 vota, apo 17 ulëse në kuvend, ndërsa Rilindja Demokratike 1.152 vota, ose 3 ulëse në kuvend gjersa BDL 820 vota apo 2 ulëse. Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës gjithsej numëron 38 këshilltarë, ndërsa me marrëveshjen mes PDSH-RD-BDL këto subjekte arrijnë 22 këshilltarë, që sigurojnë shumicën në kuvend./ Avni Jusufi

SHPËRNDAJE