Shkolla Fillore “DITURIA” e Fsh.Corroticë e sukseseve

Shkolla Fillore “Dituria” me punën e pandërprerë mbi 66 vjeçare, është institucion bashkëkohor edukimi me cilësi të dëshmuar në mbarë komunën e Preshevës. Shkolla Fillore “Dituria” nga Corrotica e Preshevës është një ndër shkollat më të mëdha të kësaj komune. Ajo numëron rreth 500 nxënës me paralelen e ndarë në Bukurocë. Në këtë shkollë punojnë mbi 50 mësimdhënës.

 

Fatlum HETEMI

Preshevë, 13 maj

Qëllimi i shkollës është që të përshtatet me praktikat më të mira të edukimit cilësor, në proceset zhvillimore të mësimdhënies dhe mësimnxënies bashkëkohore. Shkolla jonë promovon trajtim të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirës, ashtu që të gjithë nxënësit të kenë mundësi për të arritur potencialin e tyre dhe të jenë të suksesshëm në mësime.

Mësimdhënësit e shkollës tonë kanë përgatitje profesionale që mbështetet në programet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me qasjen e tyre të shëndoshë sigurojnë edukim cilësor. Shkolla Fillore “Dituria” nga Corrotica e Preshevës është një ndër shkollat më të mëdha të kësaj komune. Ajo numëron rreth 500 nxënës me paralelen e ndarë në Bukurocë. Në këtë shkollë punojnë mbi 50 mësimdhënës.

 

 

Nxënësit e kësaj shkolle janë shumë aktiv dhe kanë arritur shumë suksese. Vite me radhë nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur suksese në shumë gara të organizuara në shkallë komune, regjioni e më gjerë. Nxënësit e kësaj shkolle janë treguar shumë të suksesshëm në garat e recitatorëve, kulturës së artit, kulturës fizike etj. Vlen të veçohen, sidomos, recitatorët e rinj të kësaj shkolle, të cilët kanë zënë shumë herë vendet e para në shkallë komune e regjioni. Janë treguar po ashtu të suksesshëm edhe në lojëra të ndryshme sportive, si: në futboll, basketboll, volejboll, atletikë etj. Shumë herë kanë zënë vendin e parë.

 

 

Këtë e ilustron fakti se nxënësit e kësaj shkolle janë kthyer me diploma, kupa, lëvdata dhe çmime nga të gjitha garat, kuizet, manifestimet dhe takimet e ndryshme. Ky vit shkollor do të mbahet mend, sepse nxënësit e kësaj shkolle u ftuan të marrin pjesë në Kuizin e diturisë “1, 2, 3, Fillo…” të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, në të cilin kuiz u kualifikuan në gjysmëfinale. Ky është suksesi më i lartë i arritur dhe tregon se nxënësit e kësaj shkolle, jo vetëm që e vazhduan rrugën e sukseseve po treguan se janë të aftë të korrin suksese jo vetëm në shkallë komune, por edhe më gjerë, si në shkallë kombëtare.

 

 

Shkolla jonë – thotë drejtori Kadri Bajrami, – është institucion bashkëkohor me cilësi tashmë të dëshmuara për punën shumë vjeçare. Shkolla jonë ka një staf të përgatitur profesional dhe me qasjen e tyre të shëndoshë ndaj procesit edukativo – arsimor sigurojnë edukim cilësor. Unë jam i sigurt se mundësitë që ofron shkolla jonë “Dituria” u mundëson nxënësve që t`I arrijnë qëllimet e tyre të cilat do t`I shërbejnë gjatë gjithë jetës.

 

 

Pjesëmarrja në kuizin “1,2,3, Fillo” dhe kualifikimi në gjysmëfinale na gëzon shumë dhe na bën të jemi shumë krenarë.  – vazhdon më tej drejtori i kësaj shkolle. Faleminderoj shumë stafin e RTK-së që na e kanë mundësuar të marrim pjesë në këtë kuiz. Mbetem me shpresë se këtë veprim të mire do ta përcjellin edhe institucionet tjera informative e arsimore të Kosovës për nxënësit dhe mësimdhënësit e Luginës.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni