Sipas burimeve të Presheva jonë,në vitin shkollor 2012-2013 në gjimnaz do te regjistrohen 240 nxënës edhe atë me sukses më të mirë gjegjësisht  nxënës që kanë fituar më tepër pikë në testet kualifikuese ku llogaritet edhe suksesi nga klasa e gjashtë.

Preshevë,6qershor

Në shkollat e mesme të Luginës së Preshevës sot po regjistrohen nxënësit semimaturantë që kanë mbaruar shkollimin fillor. Përkitazi me këtë regjistrim,ne sot kemi vizituar shkollat e mesme në Preshevës,përkatësisht shkollën e mesme teknike “Presheva“ dhe Gjimnazin “Skënderbeu” ku nxënësit kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

 

Sipas burimeve të Presheva jonë,në vitin shkollor 2012-2013 në gjimnaz do te regjistrohen 240 nxënës edhe atë me sukses më të mirë gjegjësisht  nxënës që kanë fituar më tepër pikë në testet kualifikuese ku llogaritet edhe suksesi nga klasa e gjashtë. Ndërkaq,nxënësit e tjerë  po regjistrohen ne shkollën e mesme teknike të profileve të ndryshme e më i kërkuari është ai i mjekësisë që bënë pjesë në këtë shkollë. Sa i përket regjistrimit të nxënësve,ata fillimisht janë ranguar në institucionet më të larta republikane dhe pastaj dje ne mbrëmje janë dërguar shkollave për pranim. Nxënësit sot kanë dorëzuar vetëm lutjet me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

 

Ndërkaq ,sa i përket angazhimit të nxënësve për tu regjistruar në shkollat e mesme,këtë viti shkollor,angazhimi i tyre ka qenë nën çdo nivel,sepse punën e tyre e kanë kryer arsimtarët kujdestar,çka ka qenë e tepërt dhe nënçmuese për arsimtarët,në njërën anë dhe nxënësit në anën tjetër. Shih për këtë,këta nxënës kanë treguar pasivitet të theksuar e bashkë me ta edhe prindërit që nuk kanë treguar interesim sa duhet për ti regjistruar fëmijët e tyre në shkolla të mesme. Prindërit,për këtë pasivitet bashkë me nxënësit,kanë reaguar atëherë kur ju ka bërë e padrejtë ndonjë nxënësi  kur nuk ka arrit të grumbullon pika të mjaftueshme për regjistrim,ose ku është mbushur dëshira e nxënësit gabim,e cila dëshirë duhet të plotësohet detyrimisht nga prindërit dhe të nënshkruhet,ndërkaq,në këtë drejtim janë shfaqur gabime tek dëshirat dhe pastaj juanë krijuar momente të pakënaqshme në relacionin prind-arsimtar. Lidhur me këtë,shtojmë edhe atë se në të ardhmen duhen patjetër mobilizim i kënaqshëm i prindërve me qëllim që kompetencat e tyre mos ti marrin arsimtarët që pastaj po lindin momente të padëshirueshme dhe ndërrime të drejtimeve shkollore. Sidoqoftë,në shkollat e mesme të Preshevës ka vend për të gjithë nxënësit që kanë mbaruar shkollimin fillor. a.i.

SHPËRNDAJE