KOMENT REDAKSIONAL:

Ka nisur fushata elektorale në Luginën e  Preshevës, sikur edhe në gjithë Serbinë. Ajo ka  filluar përmes mitingjeve,  madje me mjaft turr e premtime të shumta sikur para katër vitesh.  Të parët , kësaj fushate e prinë dy partitë më të mëdha në rajon (PDSH dhe PVD). Drejtuesit e koalicionit (PVD,LPD,BDL dhe UDSH.) janë bindur për fitore, sikur janë të bindur edhe rivalët tjetër në krye me PDSH-në. Që tash në fytyrat e liderërve vërehen ethet dhe gëzimi, ethet për ata që mund të humbin, gëzimi për ata që mund të fitojnë…Pra gjithsecilit sipas mundit e vendit-kuvendin…

 

Në anën tjetër Komisioni Zgjedhor komunal ne komunën e Preshevës ka deklaruar se deri më tani në këtë komision gjitha partitë të Lginës kanë dorëzuar listat  me nënshkrimet e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit. Zeqirja Myftari, kryetar i këtij komisioni,  listën zgjedhore me 1200 nënshkrime e kanë dorëzuar gjitha partitë dmth ato që ja kanë arritur t’i  grumbullojnë.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë si koalicion i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”,  ka pohuar për « Presheva Jonë » z.Rami Zulfiu. Por sipas z.Zylfiu « partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës, nuk do të mbështesin pë momentin asnjë kandidat në zgjedhjet për President të Serbisë. Nëse kemi kandidat të ri për presdinet edhe ate që do të mbronte inetresat tona në Luignë të preshvës edhe ne ndoshta mund ta ndryshojmë mendjen » Këto qëndrime i kanë propozuar edhe liderët tjerë partiake të Luginës duke e ndërlidhur ketë bojkot me përpjekjet e Beogradit që zgjedhjet serbe të organizohen edhe në Kosovë. Keshtu mendon Ragmi Mustafa, por jo edhe rivali i tij krysor Riza Halimi i cili në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar vepron në stilin “më mirë pak se sa hic”.

Viteve të fundit siq tha një përfaqësues i një organizate joqeveritare në Luginën e Preshevës, se për shqiptarët e këtyre trevave  nuk është bërë asgjë, nuk ka ndryshuar kurgjë në favor të shqiptarëve edhe pse u luftua me pushke n’krah nga luftëtarët e UCPMB-së,  n’ dac votuan, n’dac  nuk votuan… Lugina aktualisht nën Serbi, ndac jepja votën Hysenit e ndac Hasanit, Beogaradi po e bën të veten, po e vazhdon me avazin e vjetër me argatët e tij të diskriminoj shqiptarët në gjitha sferat…

Në fakt, nuk mund të themi bash se nuk ka ndryshuar situata në Luginë të Preshevës, ka ndryshuar, ka ndyrshuar… por fatkqësisht për të keq.   Së pari  është rritur  dhuna,  është rritur papunësia, është rritur numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe në Beograd, është rritur numri i vrasjeve i intelektualëve dhe biznismenëve shqiptarë, është rritur numri i partive shqiptare (para dy deceniesh  ishin dy, sot dhjetë ?!, kupto gati ne cdo mahallë nga një parti) kurse Zvicra me 7 millionë  banorë s’ka më shumë se 5-6 parti.

Presheva, me liderët e vjetër mbeten ende me hallet e vjetra e të reja…Problemet  vjetra tashmë po dihen si : diskriminim i  të drejtave, mos përdorimi i flamurit, mungesa e universitetit.. Problemet e reja: diplomat,  cenimi i lëvizjes së lirë, tabelta  eveturave, polisat (60 euro), papunësia,  migracioni i theksuar (kupto: spastrimi etnik vazhdon edhe në këtë formë të paperspktivës)…

 

Sidoqoftë,  më me gëzim fushatën e zgjedhjve në Lugiën e Preshevës e kanë pritur  skamnorët, të varfurit që më së shumti apo më lehtë janë për t’u manipuluar nga disa parti politike në Preshevë. Jo vetëm këto por edhe për disa gazetarë, media apo portale ky muaj duket se është shndrruar në «Bajram » ku partitë vec kanë marrur selamet (kupto kerkesat)  madje edhe deri në 6 mijë euro për të përcjellur fushatën (posedojmë kërkesat dhe faksimet e të gjitha mediave) deri më 6 maj kur do të votohet në Serbi, kupto edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

 

Kur është fjala tek të parët dmth skamnorët e manipuluar nga disa parti kemi dëshmitarë se në Preshevë dhe disa fshatra për rreth, si në Rahovicë, Norcë, Miratoc, Bukuroc , Zhunicë..vec kanë filluar shpërndarja e thasëve të parë të miellit në stilin “unë për ty-ti për mua”,  kupto një thes miell-një votë, kështu flitet në qarshinë e Preshevës.

 

« Unë, e as lagja ime nuk ja pamë hajrin as pushtetit serbë e as pushtetit lokal…votova e nuk votova,  për ne,  për  lagjen tonë  krejt një…Me vite të të tëra presim rregullimin e rrugës, presim rregullimin e shtratit të lumit…por më kot, ska gjë deri tash.. Ma mirë e pranova një thes miell,  me kusht që më 6 maj me ja dhanë  kokrrat filan liderit apo partisë  nga familja jonë. Për këtë thes miell që ma sollën në shtëpi, për herë të parë në histori elektorati preshevar,  për herë të parë po fitojmë dicka. Qe sa vite unë votoj , për familjen tonë e as lagjen tonë nuk është bërë asgjë, bile thash me vete,  kësaj radhe t’ja ngjes dikund edhe unë pak,  ta fitoj një thes miell.   Vlla, tek ne n’dac votove ndac nuk votove, krejt një.. bile kësaj radhe thash t ja nxerr nje thes miell deri n shingjerg e te andje shnosh» tha për agjencinë tonë « Presheva Jonë »  A.S. dhe P.L. nga Rahovica.

Madje, disa parti fushatën e kishim filluar edhe para 3-4 javësh duke dhuruar në qytet apo disa fshtara pak miellë, sheqer, kryp e byber i cili « harq » do t’i  harxhohet tamam deri kah mesi i muajit maj, kupto pas 6 majit. Bile shpesh u dëgjua nga këta fshatarë, skamnorë të kishin shtruar pyetjen pse zgjedhjet në Luginën e Preshevës nuk mbahen për cdo 5-6 muaj , sepse, siq u shpreh njëri « na kënaqën partitë tona, zgjate zot…»

Aq sa janë përgjegjës partitë për ketë mënyrë të manipulimeve, abuzimeve duke « blerë» votën e skamnorëve, të varfurve  që eshtë në kundërshtim me ligjet dhe moralin , dinjitetin e atyre familjeve… po aq janë përgjegjës edhe ato persona, familje pamvrësisht anës ekonomike e sociale të bien në atë nivel të ketyre manipulimeve që të shesin veten për një thes miell… ?! Skamja  ckas bënë, kah masë të fut..por edhe paraja për pushtet ckas bënë, kah masë të fut nëpër kapinxhike  të huaja pas mesante me thes në shpinë…Rroftë demokracia do të thotë popullit, rrofshin zgjedhjet dhe fushata, do të thoshin skamnorët.. më 6 maj gjithsesi do të fitoj dikush me miell apo dikush pa miell…

Dhe tash më ra ndërmend një porosi e një lideri të Kosovës drejtura qytetarëve të Luginës së Preshevës  se « tek ju në Preshevë gjithcka po lëviz në vend, shqiptarët e Luginës tashmë janë vetëdijësuar dhe pjekur si përballë botës ashtu edhe përballë regjimit, prandja edhe  duhet të kujtohen mirë se kujt do t’ia japin  votën tash më 6 maj »…

Pra, elektorati, popullata të kujtohen  mirë se kujt po i japin votën (para se të rrëshqasin si thiu n’akull)  para se ta marrin një thes miell, sepse me votën e drejtë, të merituarve,  nesër mund t’i fitojnë më shumë se një thes miell, në rend të parë duke ruajtur   dinjitetin, mosgjunjëzimin e shqiptarit,  por edhe sigurisht me votën e drejtë për më të mirët do të fitohet në përmirsimin e kushteve në atë familje apo  lagje, mjedis…se sa sot ta fitojnë një thes miell i cili nuk do të shkojë më shumë se deri në shengjergj…Po, në tjetrin shengjergj cka me  bërë (?!) vec me i rs fyellit , e  mos të harrojmë se keto viron zgjedhje fatkeqësisht s’po mbahen për cdo vjet, por për cdo katër vjet…

SHPËRNDAJE