Si të mbrohen nga kjo e keqe ose kush duhet t`i mbrojë ata dhe fëmijët e tyre? Çfarë mund të bëjnë qytetarët? Të protestojnë apo të ndalojnë fëmijët e tyre të luajnë e të shkojnë në shkollë. Pushteti lokal, policia apo të organizohen vet për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre?!


Preshevë, 24 janar/AIK-Preshevs Jonë

 

Qenan HETEMI

Dje, pasdite, pikerisht rreth orës 15-të, nga qentë endacak, u sulmua i mituri katër vjeçar, Dardan Hyseni. Dardani, i cili ndodhej në vizitë tek dajët, duke lozur me shokë, fare pranë shtëpisë, u sulmua nga qentë endacak dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Jeta e tij është në rrezik. 

Dardani gjendet në spitalin për fëmijë, përkatësisht në “Institutin për Nëna dhe Fëmijë”  në Beograd, ku mjekët po kujdesen për shëndetin e tij.

Ky lajm i tronditi banorët e fshatit Shoshajë dhe fshatrave për rreth, sepse numri e qenëve endacak viteve të fundit është shtuar shumë dhe paraqet rrezik të përhershëm, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.

Brengosja e qytetarëve është edhe më e madhe, sepse organet kompetente komunale deri sot nuk kanë ndërrmarrë asgjë konkrete për zvogëlimin apo edhe eliminimin e tyre.

Ka shumë vjet që flitet se pushteti lokal, detyrë e të cilit edhe është kjo, do të kujdeset për largimin dhe vendosjen e këtyre qenve në ndonjë lokacion të caktuar, në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik për qytetarët, po një gjë e tillë nuk është bërë deri më sot.

Çfarë mund të bëjnë qytetarët? Të protestojnë apo të ndalojnë fëmijët e tyre të luajnë e të shkojnë në shkollë. Si të mbrohen nga kjo e keqe ose kush duhet t`i mbrojë ata dhe fëmijët e tyre? Pushteti lokal, policia apo të organizohen vet për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre?!

Këto dhe shumë pyetje të tjera sot bëjnë qytetarët e dy bashkësive lokale Shoshajë e Poshtme dhe Corroticë po edhe ndoshta gjithë qytetarët e komunës. Fëmijët e këtyre  Bashkësive Lokale janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë në drejtim të shkollës dhe anasjelltas rreth 1,5 kilometër rrugë, të cilën duhet ta kalojnë në frikë e ankth. Pas këtij rasti qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të indinjuar, sepse askush deri më sot nuk i vizitoi, nuk bisedoi me ata për t`i dhënë shpresë dhe kurajo se do të mbrohen nga kjo e keqe dhe do të zgjidhet ky problem që i shqetëson ata dhe familjet e tyre.

SHPËRNDAJE