Në intervistën dhënë Agjencisë “Presheva jonë” , kryetari i Komisionit Zgjedhor i komunës së Preshevës Zeqirja Myftari,ka deklaruar se pasnesër më prill skadon afati i  dorëzimit të listave për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2012 ,që sipas tij,çdo subjekt politik ka dorëzuar nga 30 nënshkrime për çdo kandidatë të mundshëm për këshilltar në kuvendin e ardhshëm komunal.

Preshevë,18 prill

 

Dy ditë para skadimit të afatit për dorëzim të listave të partive politike dhe të grupimeve qytetare për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit 2012 , Komisioni Zgjedhor Komunal në Preshevë ka bërë të ditur se  gjer tani, listata zgjedhore i kanë dorëzuar  shtatë parti politike dhe  pritet që në këto dy ditë të fundit edhe tre subjektet dhe një grup i qytetarëve ti dorëzojnë.

 

Në intervistën dhënë Agjencisë “Presheva jonë” , kryetari i Komisionit Zgjedhor i komunës së Preshevës Zeqirja Myftari,ka deklaruar se pasnesër më prill skadon afati i  dorëzimit të listave për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2012 ,që sipas tij,çdo subjekt politik ka dorëzuar nga 30 nënshkrime për çdo kandidatë të mundshëm për këshilltar në kuvendin e ardhshëm komunal.Myftari deklaroi se në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë PDSH, PVD, BDL, UDSH, PLD, RD, LPD, Lëvizja serbe për Preshevën,LR dhe Koalicion serb PS-PR.

 

Ndërkaq,sekretari i kuvendit komunal të Preshevës Behlul Selimi,i ka thënë Presheva jone,se në këtë zgjedhje do kenë mundësinë e votimit 36.000 votues të cilët janë të regjistruar në administratën komunale  në Preshevë.Ai ka thënë se,me një intervenim të organe përkatëse  të shtetit, nga listat zgjedhore janë hequr  rreth dy  mijë e dyqind votues për shkak të mungesës së të dhënave të sakta,siç janë adresa e banimit,vdekja e disa  personava dhe disa problemeve të tjera.

 

Selimi ,po ashtu tha se për evitimin e këtyre problemeve,kemi kërkuar  nga stacioni policor  që në afat sa më të shkurtër të merr masa dhe të plotëson të dhanat,ku shih për këtë, edhe janë evituar shumë paqartësi dhe votuesit janë regjistruar. A.J.

SHPËRNDAJE