Juria në vendin e parë e radhiti nxënësin garues Merva Maliqin, në të dytin Aulona Neziri dhe në të tretin Blenda Latifin. Pritet që në një të ardhme të afërt të organizohen edhe garat në nivelin regjional të Preshevës,Bujanocit e të Medvegjës

Preshevë, 25 maj

Në shtëpinë e kulturës “ Abdullah Krashnica “në Preshevë sot po mbahen garat e recituesve të nxënësve të shkollave fillore në komunës së Preshevës ku me këtë rast dashamirët e fjalës së bukur po përcjellin çaste të këndshme duke dëgjuar poezi të recituesve më të mirë të shkollave në Preshevë. Garat e recituesve që organizohen në çdo vit, është duke i përcjellë juria e përbërë nga profesorë të shkollave të Preshevës në përbërje, Amir Latifi, Emsale Rexhepi, Lalifere Ymeri, Edita Kamberi, Lirie Abdullahu dhe Myrvete Ademi. Sot kjo juri ka zgjedhur  11 recituesit më të mirë që kualifikohen për garat rajonale,respektivisht  garat në nivelin e Luginës së Preshevës,ku ndër ta u shpallën tre recituesit më të mirë. Juria në vendin e parë e radhiti nxënësin garues Merva Maliqin, në të dytin Aulona Neziri dhe në të tretin Blenda Latifin. Pritet që në një të ardhme të afërt të organizohen edhe garat në nivelin regjional të Preshevës,Bujanocit e të Medvegjës.a.i.

SHPËRNDAJE