PRESHEVË: GJYKATA VENDOS PËR 4 ANKESA TË PARTIVE POLITIKE PËR ZGJEDHJET

Pas këtij vendimi subjektet politike respektivisht Partia për Veprim Demokratik dhe LDP…kundërshtimin e tyre e kanë drejtuar në Gjykatën komunale të Preshevës. Lidhur më një vendim  të drejt përkitazi me këto kundërshtime,gjykata është e obliguar që brenda 48 orëve të vendos për ose kundër ankesave në fjalë.

Preshevë,10 maj

 

Komisioni komunal zgjedhor ka deklaruar sot për Presheva jonë se janë parashtruar katër ankesa për kinse parregullsi  zgjedhjet lokale në Preshevë të mbajtura më 6 maj 2012. Komisioni komunal ka hedhur sot të gjitha këto kundërshtime të partive politike si të pa baza. Komisioni thotë se ankesat nga këto parti politike nuk janë bërë brenda 24 orëve dhe hidhen si të dështuara. Pas këtij vendimi subjektet politike respektivisht Partia për Veprim Demokratik dhe LDP…kundërshtimin e tyre e kanë drejtuar në Gjykatën komunale të Preshevës. Lidhur më një vendim  të drejt përkitazi me këto kundërshtime,gjykata është e obliguar që brenda 48 orëve të vendos për ose kundër ankesave në fjalë. Nëse vendoset që këto zgjedhje të përsëriten përveç se në Bukuroc,atëherë,sipas analizave nuk mund të vijë deri të një ndryshim i madh në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale.a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni