Rreth takimit në fjalë  Arditë Behluli, organizatore, për “Presheva Jonë” ka pohuaer se “ishte ky një rast i mirë ku janë shpalosur një sër vlerash dhe aktivitete e grave shqiptare në fushën e artizanaleve ku ishte përgatitur një ekspozitë me vlerat tona kombëtare dhe u shpalosën aktivitete e grave në fushën e biznesit…”

Preshevë,1 shtator

Mbrëmë në Preshevë është mbajtur një takim i grave mbarë shqiptare si nga Republika e Shqipërisë,Maqedonisë,Malit të Zi ,të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.Në këtë takim,sipas organizatores Arditë Behluli,janë shpalosur fillimisht vlerat dhe aktivitete e grave shqiptare në fushën e artizanaleve ku ishte përgatitur një ekspozitë me vlerat tona kombëtare dhe u shpalosën aktivitete e grave në fushën e biznesit.

 

Përpos aktiviteteve të grave shqiptare në përgjithësi, në takim u mbajt edhe një promovim i librit “Gjuhëshqipja të zonjëroj” e autorit nga Shqipëria me prejardhje çame Namik Selmani.Në këtë promovim,autori Selmani mahnite të pranishmit me leximin e poezive të tij e sidomos poezisë kushtuar Luginës së Preshevës.Aktivtet e grave vazhdojnë edhe sot në Preshevë me organizimin e një tubimi gjithëpërfshirës të grave shqiptare në shtëpinë  e kulturës në Preshevë.a.i.

SHPËRNDAJE