Mosardhja e juaj z.Hevzi Islami dhe Rexhep Ismajli, duket se ja vlejti me rastin  zgjedhjes së juaj në kryesi, për Kryeakademik ishte më e madhe edhe për Shoqatën pë Trashëgimi, por edhe për mua kryetar i saj si dhe për gjithë anëtarësinë e Shoqatës e për qytetarët e Luginës së Preshevës, thuhet ndër tjera në urimin e drejtuesit të SHTK z.Xhemaledin Salihu, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Fund java që pas e lëmë ishte plotë me informacione të mira e të hidhura.

Luginës së Preshevë.

 

Lajm i gëzuar ishte ai për zgjedhjen e Akademik Hivzi Islamit, kryetar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Lajm me peshë e me rëndësi të madhe kulturore, kombëtare, shkencore, akademike dhe gëzim i madh që një Luginas i Letovicës së Preshevës u zgjodh ta udhëheqë Akademinë Shqiptare në Kosovë. Lajmi udhëtoi nëpër Luginë shtëpi për shtëpi me gëzim, me përshëndetje, me urime për Hivziun tonë, të dashur, të nderuar, të respektuar të Preshevës. Jehona e lajmit në Luginë, ndërt qyetarët e Luginës së Preshevë.nuk ishte befasi, sespe preshevarët e dinin Akademik Hivziun dhe bashkëvendasin e tyre, meritat shkencore, akademike dhe se do të vijë një ditë edhe ai do të jetë në krye të Akademisë së Kosovës.

 

Nuk ishte e papritur për ta, ndoshta për skeptikët po, por ata që e njohin Hivziun, ishte normale ai të vinte për kryeakademik.

 

I nderuari mik, shok, preshevar, por gjithnjë pë ne Kryeakademik, këto ditë Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari në Preshevë mbajti Tribunën Shkencore: “Dasma shqiptare në Preshevë me rrethinë, dikur dhe sot”, ku ishit të ftuar edhe Ju, por edhe Akademik Rexhepi Ismajli, i cili në bisedë telefonike më informoi për mbajtjen e Kuvendit të Akademisë së Kosovës në Prishtinë më 22 dhjetor 2011 dhe se nuk mund të jeni pjesë e Tribunës në Preshevë. Beso ia vlejti mosardhja e Juaj dhe e Rexhepir, kjo e zgjedhjes Tuaj për Kryeakademik ishte më e madhe edhe për Shoqatën pë Trashëgimi, por edhe për mua kryetar i saj si dhe për gjithë anëtarësinë e Shoqatës e për qytetarët e Luginës së Preshevës.

 

Të qoftë për hajër detyra e Kryetarit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, të cilës me përkrahjen e bashkepunëtorëve të sinqertë në Akademi, besojmë ngulshëm se do t’ia dalësh me sukses dhe se Akademinë shumë të përfolur këto ditë do ta ngritësh në piedestalin më të lartë shkencor e akademik dhe se ASHAK do të jetë dinjitoze, vend i shkencës së mirëfilltë kosovare e më gjërë e jo politikë ditore sikur dojnë disa të quajtur akademikë ta shndërrojnë.

 

GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT, SUKSESE TY DHE AKADEMISË, SHËNDET TË MIRË DHE VITE TË MBARA TË URON XHEMALEDIN SALIHU, KRYETAR I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

SHPËRNDAJE