sinaaaPresheve, 3 maj -Lajmi per pranimin e Kosoves ne UEFA ka gezuar jo vetm shqiptaret e Kosoves por edhe kudo jashte saj. Edhe ne Luginen e Presheves eshte mirepritur lajmi nga Budapesti. Keshtu urimi i pare pere nga Kosova Lindore, vjen nga Presheva nga kryetarja e PVD Ardita Sinani, me rastin e anetaresimit te Kosoves ne UEFA.

“Me gezimin e kenaqesine me te madhe e prita kete lajm historik per Kosoven. Eshte perfaqesimi me i mire i shqiptareve te Kosoves permes sportit ku e dijme qe sportiste te shkelqyer kemi. Prandaj une ne emer te qytetareve te Presheves, partise sime qe drejtor dhe emrin tim personale uroj nga zemra FFK, futbollin kosovare dhe qeverine e Kosoves per ket proces, arritje historike qe Kosova te radhitet anetare e re , e 55-ta me radhe e UEFA-s …” thuhet ne urimin e Ardita Sinanidestttt, kryetare e PVD derguar agjencise se  lajmeve “Presheva Jonë”

 

Nga Presheva po ashtu ka uruar Kosoven edhe Dr.Skender Destani, kryetar i BDL-së, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës “Normal si cdo shqiptar me gezim shume te madhe.Urime Kosoves dhe kosovareve e posacerisht legjendes se fudbollit z.Fadil Vokrrit!..” thuhet ne urimin e  Dr. Destanit.

Gezimin për poarnimin e Kooves ne UEFA e ndan me vëlezirti kosovar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu i clipermes “Presheva Jonë” ka  shprehur  përgëzimet më të sinqerta për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit.

Jonuz-Musliu-650x358“Anëtarësimi i Federatës së Fudbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Fudbollit, pra në UEFA është një e arritur e madhe jo vetëm për fudbollin në Kosovë, por edhe për vetë Republikën e Kosovës e cila gradualisht po anëtarsohet si shtet në institucionet evropiane e ndërkombëtare. Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se me anëtarsimin në UEFA të Kosovës është një e arritur e madhe edhe për Luginën e Preshevës. Patur parasysh një numër i konsiderueshën i fudbollistëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja luajnë për klubet më të mira të fudbollit në Kosovë, ku do të mund tashmë edhe në arenën evropiane të shprehin talentin tyre. Me këtë rast uroj Republikën e Kosovës, Federatën e Fudbollit të Kosovës, fudbollistët dhe të gjithë sportdashësit shqiptarë kudo që janë, sepse po hapen dyert edhe për talentët nga Lugina e Preshevës. Gjithashtu, ky është edhe një hap i madh drejt familjes së madhe evropiane…” thueht ne urimin ekreut te KKSH-sër z.Musliu drejtuar FFK-së dhe Kosovës.

SHPËRNDAJE