Kuvendi komunal i Preshevës sot do ta zgjedh kryetarin e komunës së Preshevës dhe do të kompleton përbërjen e re të udhëheqjes komunale,bëjnë të ditur burimet e “Presheva Jone”.      Preshevë ,15 qershorSot është paraparë që në orën 1o të mbahet seancë solemne ku do të zgjedhjet kryetari i komunës së Preshevës i cili i takon partisë fituese të zgjedhjeve Partisë demokratike Shqiptare me kandidatin Ragmi Mustafa. Burimet tona gjithashtu bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe nënkryetarët e komunës si dhe do të zgjidhet Këshilli komunal prej 11 anëtarëve llogaritur këtu edhe kryetarin e komunës i cili do të jetë propozues i vendimeve. Në këtë Këshill do të ulen 7 anëtarë të PDSH-së,2 të RD dhe 1 nga radhët e BDL-së,ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të marrëveshjes s për formimin e koalicionit paraprak qeverisës.a.i.

SHPËRNDAJE