Në organizim të Forumit të Rinisë së Partisë Demokratike Shqiptare me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, sot në Preshevë u mbajt me sukses takimi i Lidhjes Mbarëshqiptare  me moton ” Lidhja Mbareshqiptare e Forumeve Rinore” ne Presheve.të Forumeve Rinore të partive politike shqiptare, e cila u themelua në Prizren me 10. Qershor 2012  në vigjilje të shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, njofton agjencia informative “Presheva jonë”

 

Kushtrim MALIQI

Preshevë, 30 shtator
Takimi i sotëm në Preshevë i rinisë mbarëshiptare bëhet në kuadër të aktiviteteve  për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë,  pjesmarrës janë forumet rinore të partive politike shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Ne kete takim te pranishem ishin delegat te forumeve rinore te partive nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Luguna e Presheves por edhe nga treva tjera te banuara me shqiptare, njofton Agjencia Informative Kombetare “Presheva Jone”.

Para pjesëmarrësve të takimit të ilin  e hapi kryetari i forumit rinore te Partise Demokratike Shqiptare te Presheves z.Ilir Sadriu, ai ka pershendetur te gjithe te pranishmit per ardhjen dhe prezencen e tyre i deshiroji mireseardhje dhe pune te mbare gjate ketij takimi.

“Ne sot ketu në Preshvë jemi tubuar përvec rinisë nga Lugina edhe ajo mbarë shqiptare si nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi për të dëshmuar se angazhohemi  për të afirmuar vlerat e përbashkëta kombëtare, për të dhënë shembullin që pavarësisht dallimeve politike e ideologjike, vlerat e përbashkëta kombëtare duhet të na bashkojnë dhe për të qenë gjithmonë në hap më zhvillimet globale që janë në të mirë të kombit, rajonit dhe gjithë njerëzimit”, tha fillimisht prof.Ilir Sadriu, kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së.

Fjala pastaj iu kalua kryetarit te Komunes se Presheves z. Ragmi Mustafa i cili foli ne menyre globale duke I dhënë një retropsekitvë per historikun e qytetit te Presheves por edhe rolit të rinisë preshevare duke argumentuar kontributin e qytetareve te Lugines se Presheves qe nga 28 Nentori i 1912 kur edhe u shpall pamvaresia e shtetit shqiptare ku tha se edhe nga Lugina ate dite historike kishte perfaqësues nga Lugina e Presheva.

Kryetari Mustafa vazhdoi edhe tutje duke folur per te ardhmen e afert e cila e pret Luginen e Presheves per te cilen tha se varet shume nga e ardhmja e Mitrovices ku tha se do te kerkohet qe te kemi status te njejt me ate te cilin Kosova ia jep Mitrovices.  ne vazhdim ai i pergezoi per gatishmerin e tyre per keto takime te rregullta te cilet i inkurajoi qe te vazhdojne tutje pasi qe sic tha ai jeni gjenerate fatlume dhe me perspektivë  te madhe.

SHPËRNDAJE