Këtë vendim e ka marrë këshilli i ministrave i qeverisë shqiptare me propozim të ministrisë së arsimit. Ragmi Mustafa duke përshëndetur inicaitvën e  Tiranës dhe Prishtinënës, ka deklaruar për agjencinë informative “Presheva Jonë” se  “me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe vendimin tjetër të ministrisë së arsimit të Republikës së Kosovës  do të pranohen 230 studentë nga Lugina e Preshevës, ku është shprehur vullnetit vëllazëror ne vitin e arshëm akademik 20012/13 nga Kosova Lindore në Tiranë e Prishtinë  do të jenë 412 vende të rezervuara për studnetët tanë..”

Preshevë,31 korrik


Përkitazi me regjistrimin e studentëve në universitet shqiptare,ka arritur sot kuotat e lejueshme për studentë që dëshirojnë ti vazhdojnë studimet në Republikën e Shqipërisë. Në një komunikatë për media të lëshuar nga kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës thuhet,se në adresë të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, sot kanë arritur kuotat për regjistrim të studentëve të rinj nga Lugina e Preshevës në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë. Këtë vit gjithsej do të jenë 182 studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që do të regjistrohen në Shqipëri.

 

SHQIPËRIA NDAN KUOTAT PËR 182 STUDENTË TË  LUGINËS SË PRESHEVËS

Këtë vendim e ka marrë këshilli i ministrave i qeverisë shqiptare me propozim të ministrisë së arsimit. Ragmi Mustafa thotë se me këtë vendim të qeverisë shqiptare, dhe me vendimin tjetër të ministrisë së arsimit të Republikës së Kosovës ku do të pranohen 230 studentë nga Lugina e Preshevës, atëherë do të jenë 412 vende të rezervuara në Shqipëri e Kosovë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai thotë se do të bëjë përpjekje që ky numër të rritet në mënyrë që çdo kush që dëshiron të regjistrohet të mund ta bëjë një gjë të tillë pa problem.

 

Ata që janë të interesuar të studiojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të paraqiten në kabinetin e kryetarit të komunës, për të dhënë informacionet se ku dëshirojnë të studiojnë dhe në cilin fakultet.

 

Të gjitha të dhënat lidhur me regjistrimin, Mustafa thotë se mund të gjenden edhe në sajtet e internetit të ministrisë së arsimit.

Vlen të theksohet se kryetari komunës së Preshevës ka pasur takime të shumta dhe kontakte si me ministrinë e arsimit të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës, në mënyrë që numri i studentëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jetë sa më i madh në universitetet publike të Kosovës dhe Shqipërisë.a.i.

SHPËRNDAJE