Presheva më e përgatitur përballë qenve dhe katastrofave se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?!

KOMENT  REDAKSIONAL:  Qou vadis Presheva (pak) e Jonë ?!

     Nën organizimin e MPB (SUP-it) të Serbisë, dje në Beograd (në praninë e OKB-së) në kuadër të projekti serbë  “T’i bëjmë qytetet më të qëndrueshme: Qyteti im po përgatitet”, në mënyrë solemne ku 32 komunave të Serbisë (kupto edhe Preshevës) iu janë dorëzuar certifikatat për avansim në menagjimit të situatave të jashtëzakonshme për zvoglimin e katastrofave natyrore » ishte ky “top  lajm” i ditës dje dhe pardje bashkë me shpërblimet e Serbisë nga kafshimet e qenve endacak ?!
 
Pra. ditëve të fundit lexuam e dëgjuam lajmet sa të mira po aq edhe qesharake dhe injorante në Pershevë dhe rreth saj. Si ato të katastrofave apo qenve endacak. Themi kështu sepse Lugina e Preshevës kurr s’ka pasur problem apo nuk është ndier e kërcnuar gjatë hisrotisë së saj nga  katasrofat natyrore , dridhje tokes apo vërshime sepse nuk ka afër Tzunami e as ndonjë bregdet apo vullkan. Të vetmin rrezik apo “katasrofë” Lugina e Preshevës mund ta përjetojj apo ta pres nga gjuajtja e rejës apo vërshimet e nevojtoreve, për shkak mungesës së kanalizimeve apo infrastrukturës së dobët.

Kurse, sa i përket kafshimeve të qenve, ky është një problem tjetër, madje një fat i mirë për mijëra të papunë, kryesisht shqiptarë dhe tash e tutje secili mund ta ndërsejë qenin e vetë apo të komshiut për ta kafshuar dhe pastaj t’i drejtohet  komunës për fitue naj dinarë të Serbisë, bile nja 20 a 30 bukë si dëmshpëblim ?! Rrofshin qentë !  Vdekje fashizmit, liri Serbisë, liri qenve !…do të thoshin të kafshuarit e papunë.

Nga lajmet e fundit që na arrijnë nga terreni duket se Presheva është më e mobilizuar, më e  përgatitur përballë  katastrofave dhe qeneve se sa përballë diskriminimit dhe vrasjeve të shqiptarëve ?! Themi kështu sepse vetvetiu lindin dsyhime dhe një sër pyetjessh si për shembull sa projekte  a pasur apo sa posedon aktualisht Serbia apo komuna në luftën kundër krimit të organizuar si masa preventive kundër vrasjeve ?  Apo, sa projekte ka pasur apo sa posedon Serbia aktualisht në luftën  kundër korrupcionit për të funksionuar shteti jurdik ?! Sa projekte  ka pasur apo sa posedon Serbia aktualisht në luftën kundër papunësisë për t’mos lëshuar rinia trojet e tyre etnike për të migruar në Zvicër, Belgjikë, Francë e vende tjera oksidenatal për ta shpëtuar këto vise nga spastrimi etnik që po ndodhë në mënyrë indirkte nga regjimi…?

Kur Sersiba apo komuna gjen mjet për dëmshprblim nga qentë endacka, pse keto insitucione nuk gjejnë mjetee  të tilla pèer të shpërbleer për shembull edhe dëshmitarët (siq praktikohet në Zvicër dhe vendet jera të civilizuara në perendim) për të gjetur, zbuluar vrasësit e intelekutalëve, politikajve dhe biznismenëve nga Lugina e Preshevës, kur dihet se vetëm gjatë kësaj decenie të fund janë vrarë apo zhdukur mbi 30 shiptarë dhe askush derri më sot nuk është arrsetuar apo nuk ka dhënë përgjegjësi para drejzësisë për këto vepra krminale ?!  Për të hyrë në BE a thua a mjafton vetem lufta kundër qenve endacak apo katastrofat natyrore, që në Preshevë,  ndodhin apo nuk ndohhin në cdo 300 vjet ?!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni