«WANTED» EDITA TAHIRI –  “PRESHEVA JONË” NË KERKIM, JEP 1 MILIONË $ PËR GJETJEN E EDITËS !

“Humb Edita Tahiri”, “Zhduket” Edita”, “Tretet znj.Tahiri”..ishin këta vetëm ca tituj qe i kemi hasur ditëve te fundit në mediat tona dhe të shqetësuar nga këto lajme agjencia “Presheva Jonë” është në kërkim e sipër duke shpallur të zhdukur  « WANTED »  Edita Tahiri, të cilin rast redaksia jonë e ka  paraqitur edhe tek Interpol-i, Amnesty International dhe ICRC ne Gjenevë si rast “missing”..dhe ka gjasa që agjencia jonë  ta gjejë vetë, shëndosh e rehat..edhe pa ndihmën e Interpol-it apo Pacollit…

 

Per “zhdukjen” e zv.kryeministreshës sonë si fjolla bore ju drejtuam Eulex-it..ata thanë: hajt mare banu se s’kemi vakt me u marre me juve e as me Editën….jemi duke u hangër me aferen me Dicka Maryt, Limaj e me Bllacën… Ndërsa ata të UNMIK-ut na thane pak ma ndryshe, bile ma mire mos me u paskan hic  te këta te fundit…Merre me men cfare na thanë, pa i gjet te zhdukurit serbë, se kemi nijet me i gjet shqiptaret e leje ma at Editen e juve..

 

Ndërsa ata nga Policia jonë e  Kosovës thanë valla edhe ne jemi tu e lyp sikur ju,  ama me ju kallxue drejtën s’po kemi kohë me u marr bash me te, se do t’i hyjmë kismet  Mitrovicës  ma frikë.. se boll ma kjo pakica jonë naj ka cit përmbi kapuc..

 

Për rastin e Editës ekipi ynë hulmtues nuk u ndal dot së kërkuari, madje duke shkuar edhe deri në Beograd tek ai dosti i Editës, Borko-ja..Por, nga ai nuk nxurrom asgjë, ai na tha shkurt “Bogami ne znam, idi pitaj tamo vasi, Tacija ili Berisha, oni znaju sve za gospodzu Editu..”.

 

Taksirati jonë me pague bileta kot deri në Beograd. Meqë ne nuk e dinim mirë serbishtosllavishten, atje në Beograd…takuam një goran që e dinte mirë serbishten qe kishte mbetur ende aty, se shqiptar i kishin përzanë kaherë nga atje, e pyetëm atë se  si i thonë falamnderit ne serbisht sa për ta falenderuar  ket serbin Borkon..Ai, gorani na ktheu heuu..hajde bre se nuk bahet beti, apo e humbni me te  burrninë a ?!..Hajt vlla, futja “hvala mnogo gospodine za sve..” edhe aq, ska nevojë ma shumë.  u pizdu materina… I tham falemnderit këtij goranit, u ndam me të duke e këshilluar “shoqi mos fol me aksent shqiptari, se po e han fare thike n midis Beogradit pi shkive..”

 

Nejse, ne shkuam sërish te Borko, vec deri sa shkuam atje qato fjalët  e para  i kishim harruar, se  ishin bajagi gjatë . po i tham qato fjalë që na i mësi ai gorani dhe që ende na ka kishim mbetur në kokë, edhe pse nuk na bani kurrëfarë pune, atë e falenderuam megjithatë me fjalët “Gopsondine Borko hvala za Editu, cao u pizdu materina”…!  Se agjencia jonë kismet n’Zotin ka me e gjet gjthësesi…

 

DY FJALË RRETH EDITA TAHIRIT

Herën e fundit, para tri jave, ditë e hëne,  kur Edita ka dalur nga shpija, dmth nga Brukselli ka pasur veshur një bluzë të bardhë me pallto të zezë, me sandalle të kuqe e rruza të bardha, veshur një fusnotë, pardon një fustan gjyvezi. Në xhep s’ka pasur më shumë se 50.420 lekë. Anën e djathtë të krahrorit mbrapa, palltoja e saj është e perlyer pak me patligjana (domate). Në fakt herën e fundit është parë në Tiranë dikah kah qeveria shqiptare. Gjatësia: 1.69. m. Pesha: 78 kg. Flokë të badha, sy gështenje. Ata që japin informacionet e para apo e gjejnë Editën, redaksia jonë jep një shpërblim modest vetëm 1. milionë dollarë, ndryshe nëse redaksia e gjen vetë, shumën e të hollave, krejt normale do t’i merr vetë. Për cdo informacion mund të drejtoheni në stacionin e parë policor shqiptare në Prishtinë apo Tiranë në numrat e telefonave kujdestar: 0037744.1234321 ose në 00355693214313. Falemnderit për bashkëpunim. Hetimet vazhdojnë..

 

 

 

SHPËRNDAJE