Bruksel, 18 qershor  -Presidenti i Kosoves Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç pritet të takohen të dielën (24 qershor) në një raund të ri dialogu në Bruksel, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duek ju referuar burimeve te saj diplomatike edhe pse këte ende se ka konfirmuar zyrtraisht zëdhenesaj e BE-së znj.Maja Kocijancic.

“Nje gje te tille ende nuk mund ta konfrimoje, meqe e dielja ende eshte larg. Por,  sigurisht nese do te kete dicka ne kete drejtim do te njoftoheni me kohe..” ka thëne znj.Kociajncic.

Megjithate, mesohet se dy presidentët në një takim të ri do të flasin për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve si dhe (mos) zbatimi i  marrëveshjeve të arritura do të jetë pika e dytë e agjendes.

Ne kuader te bisedimeve te Brukselit, takimi i fundit nivelit të lartë midis presidentit Thaci  dhe Vuçiç u mbajt më 23 mars në Bruksel ku u diskutua një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por Presidenti serb këmbënguli më shumë në temën e formimit të Komunitetit të Komunave Serbe.

Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, i ka kumtuar Bashkimit Evropian se Asociaciacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga ana e delegacionit të Kosovës pas takimit të zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch.

Ndryshe Përfaqësuesi i Lartë e BE-së znj.Maya Kocijancic dite me apre (7 maj ) duke demantuar autoritet e Beogradit sot ka thene për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se “nuk ka data për vazhdimin e dialogut Tahic-Vucic,  takimi teknik nuk ishte planifikuar siq kishin paliifkuar serbet e Beogradit”

SHPËRNDAJE