Preshevë, 24 maj  -Redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur sot si “Personalitet të vitit-2018” kryeparlamentarin shqiptar nga Maqedonia Talat Xhaferin.
“Presheva Jonë “ si e vetmja media në krahinën e Preshevës, këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të Talat Xhaferit për avancimin e proceseve demokratike në Maqedoni, zyrtarizmin e gjuhes shqipe duke shndërruar vendin në një mjedis multietnik me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Sipas redaksise se agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” shpallja e Talat Xhaferin “Personalitet të vitit” ka shume aresyera. Talat Xhaferin e meriton nje vleresim dhe mirenjohje te tille nga Presheva, jo vetem per hirë te kujdesit dhe bashkepunimit me Luginen e Presheves, por edhe meritat kombëtare dhe kontributin e tij proevropian per dialog ne Maqedoni i cili tregoi trimerine dhe heroizmin me rastin e votimit të zyrtarizimit e gjuhës SHQIPE.

Duhet theksuar se për çdo vit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shpall personalitete të Vitit, persona që i kontribuojnë çështjes kombëtare. Para katër vitesh “Presheva Jonë” kishte shpallur për personalitet të vitit, presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në vazhdim kishte shpallur Granit Xhakën, kurse vite me pare foton artistike te Bustit te Skënderbeut në Gjenevë ngrirë në akull, pastaj ne vitin 2015 Edi Ramën, si kryeminister, Bujar Nishanin -2016 dhe Ilir Meten (2017) si president dhe sot Talat Xhaferin, si kryetar i Kuvendit e Maqedonisë.

SHPËRNDAJE